Si të Ruani Hidet për t’i Konsumuar Gjatë Gjithë Vitit

2.9k 0

Hide, xinxife apo kimca, sido që t’i quani këto fruta të mrekullueshme vjeshtore ka vetëm diçka për të cilën bien dakord të gjithë.

Dëshirën për t’i pasur e për t’i shijuar në shtëpi gjatë gjithë vitit e jo vetëm në muajt e vjeshtës.

Duket sikur sezoni i hideve mbaron në një sekondë dhe fillon sërish padurimi për vjeshtën e ardhshme.

Ky frut i vogël e shumë i dashur ka një histori të lashtë në Kinën e largët, por ka vetëm 4000 vite që kultivohet në të gjithë botën.

Përtej shijes së mirë ato janë edhe të vlefshme për organizmin, pasi përmbajnë shumë magnez, kalcium, hekur dhe fosfor.

Ndër përdorimet e shumëllojshme që fillojnë nga kujdesi për lëkurën tek kurat natyrale kundër dhimbjes së fytit, hidet rriten shumë pak gjatë vitit.

Një zgjidhje për këtë problem e gjeni në artikullin e mëposhtëm nga AgroWeb.org.

Mënyra natyrale si t’i ruani hidet tuaja në shtëpi si të freskëta e plot vlera gjatë gjithë vitit.

Si të Ruani Hidet

Ato mund t’i shijoni të thara ose mund të konservoni fare lehtë në ngrirje për t’ju ruajtur vlerat dhe shijen e tyre të ëmbël.

Për t’i shijuar hidet gjatë gjithë vitit mjafton t’i konservoni ato me kujdes në frigorifer dhe t’i konsumoni sa herë keni dëshirë.

Si fillim zgjidhni hidet, mundohuni të veçoni për ngrirje vetëm ato të plotat e të shëndetshmet.

Zgjidhni ato që nuk kanë rrudha dhe janë në madhësi pak a shumë sa një kokërr ulliri.

Vendosini në një enë hermetike ose në qese me vakum, të lara paraprakisht dhe të thara me kujdes.

Mbyllni mirë enën apo qesen ku do ti ruani dhe vendoseni në ngrirje për një kohë të pacaktuar.

Mund t’i ruani pa problem dhe t’i shijoni deri vjeshtën tjetër, duke përfituar shumë shije dhe vlera nga to.

Bëni kujdes që t’i lini pak të shkrihen në momentin që doni t’i konsumoni.

Ndërsa pjesën tjetër ruajeni të mbyllur në frigorifer./AgroWeb.org