Si ta Ruani Freskinë e Arrave Shqiptare

2.8k 0

Shumica e arrorëve tanë të preferuar mblidhen në vjeshtë, ndaj ruajtja e mirë e tyre është e rëndësishme për t’i garantuar vlerat. E megjithatë duke qenë se përmbajtja vajore e arrorëve shkon nga 40-70 përqind, gjasat janë të larta që edhe arrorët të mos jenë përgjithmonë të freskët.

Arrorët e paqëruar nga lëvozhga, që është mburoja më e mirë natyrore e këtyre produkteve, mund të qëndrojnë të freskët për një ose 2 vjet. Pra nëse blini arrorët shqiptarë të stinës të paqëruar, ata mund të qëndrojnë të freskët deri në fundvitin e ardhshëm, gjithnjë nëse i ruani me kujdes në një vend të freskët.

Arrat që janë të qëruara ose të pjekura kanë më shumë tendencë të prishen. Ndaj ju sugjerojmë që të ruani freskinë e tyre duke i mbajtur për katër deri në pesë muaj në frigorifer ose deri në një vit të tërë në pjesën e ngrirjes.

Si mund ta dalloni nëse një produkt arror është i prishur ose jo? Së pari, kur të jeni në dyqan provoni një prej tyre. Aroma nuk është tregues, por shija po. Nëse në shije arrorët janë të hidhur, atëherë zgjidhni një dyqan tjetër.

Yndyrnat në shumicën e arrorëve janë para së gjithash të pangopura dhe të shëndetshme. Por pikërisht këto yndyrna thartohen më shpejt se sa ato të ngopura. Kur kjo ndodh, shija dhe aroma e arrorëve është tregues që freskia e tyre i përket të shkuarës.

Sa më shumë yndyrna të pangopura të ketë një arror, aq më shpejt do të prishet ai. Dhe nëse marrim për bazë këtë kriter atëherë do të kemi një renditje të tillë: arrat dëmtohen të parat e më pas me rradhë kikirikët, bajamet, fistikët dhe lajthitë.

Blini arra të freskëta

Arrat shqiptare mblidhen në fund të Gushtit deri në Nëntor. Ato ruhen në një vend të ftohtë për të ruajtur freskinë e tyre. Nëse arrat mbahen në një ambient të ftohtë dhe në lëvozhgën e tyre sa më gjatë që të jetë e mundur, konsumatori do të ketë në dorë një produkt të cilësisë superiore dhe të freskët për gjatë gjithë vitit.

Arrat e paqëruara

Arrat e paqëruara gjenden të paketuara në forma të ndryshme, kryesisht në stinën e tyre, pra në vjeshtë dhe në dimër. Ndaj nëse dëshironi të furnizoheni për gjatë gjithë vitin blini arra të paqëruara në vjeshtë.

Arrat e qëruara

Arrat e qëruara gjenden gjithashtu të paketuara në forma të ndryshme. I gjeni nëpër markete tëeuml; ndryshme, të copëtuara imët, të ndara në gjysmë, të pjekura ose të njoma. Këto arra gjenden në treg për gjatë gjithë vitit.

Ruajtja në ambient të ftohtë garanton freskinë

Ju mund të ruani freskinë e arrave shqiptare duke i mbajtur në një ambient të ftohtë. Arrat prishen kur ekspozohen në temperatura të ngrohta për periudha të gjata kohore. Nxehtësia ndryshon strukturën e arrave gjë që i bën ato të ndryshojnë aromë dhe shije.

Arrat e freskëta kanë një shije relativisht të ëmbël, por të theksuar. Nëse arrat që gjetët në treg mbajnë erën e holluesit të bojës ose të diluentit, dijeni që ato janë të prishura ndaj hidhini në kosh.

Ku t’i ruani arrat?

Pasi i keni blerë arrat, futini në frigorifer ose tek zona e ngrirjes në varësi të periudhës kur dëshironi t’i përdorni. Nëse do t’i përdorni menjëherë, vendosini në diku në ndarjet e frigoriferit, në të kundërt vendosini tek ngrirja që të keni mundësi t’i përdorni për një periudhë më të gjatë kohore.

Si të kujdeseni për arrat?

Sigurohuni që kur të vendosni arrat në frigorifer, t’i mbani larg ushqimeve me aromë të fortë si peshku, lakra, qepët. Arrat munden të përthithin aromat përrreth tyre dhe kështu dëmtohet edhe shija e tyre.

Këshilla e fundit

Qërojini arrat vetëm kur të jeni gati për t’i përdorur. E njëjta gjë vlen edhe për bluarjen e tyre. Nëse nuk jeni gati për t’i përfshirë arrat në gatimet tuaja, mos i lëvizni nga frigoriferi. Kështu do t’i keni të freskëta për shumë gjatë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.