Speca me Gjizë të Pjekura në Furrë – Receta e Shpejtë dhe Plot Shije

6.5k 0

Të skuqur apo të pjekur specat janë një nga perimet që i dhurojnë më shumë shije pjatave.

Gatimet më të njohura gjerësisht si një vakt i plotë e i mirëfilltë janë të mbushurat.

Specat e mbushur, një delikatëse e kuzhinës të cilët i gjen të kombinuar në disa mënyra.

Me djathë, mish apo gjizë shija e tyre mbetet e mrekullueshme.

Nëse ju pëqejnë specat e skuqur me gjizë edhe recetën e sotme do ta ardhuroni.

Në këtë recetë AgroWeb.org ju shpjegon mënyrën e saktë të përgatitjes së specave të mbushur me gjizë e të pjekur në furrë.

Vendosni përparësen dhe ndiqeni mëposhtë hap pas hapi si t’a realizoni atë.

Përbërësit

  • 4-5 speca
  • 50 – 60 gr gjizë
  • 100 gr djathë kaçkavall i grirë
  • 3 lugë gjelle therrime buke të thekur
  • 2 vezë
  • 1 thelpi hudhër
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon të lani fillimisht specat dhe t’i pastroni nga pjesa e brendëshme me fara duke i prerë secilin përgjysmë.

Thajini mirë me një letër kuzhine dhe lërini në një anë.

Ndërsa në një enë të thellë hidhni gjizën, vezët, djathin e grirë dhe bukën e grirë në mënyrë që të gjithë përbërësit të lidhen bashkë.

Shtoni edhe mjadanozin e grirë, jo më shumë se një tufë të vogël dhe pak kripë sipas dëshirës.

Bëni kujdes me kripën pasi edhe gjiza edhe djathi kaçkavall zakonisht përmbajnë vetë një sasi të caktuar kripe, ndaj provoni gjithnjë para se t’a hidhni.

Në fund prisni në feta të vogla një thelpi hudhër dhe përzieni mirë të gjithë masën e krijuar.

Merrni gjysmat e specave një nga një dhe mbushini deri në fund me gjizën që përziet më parë.

Spërkatini me pak therrime buke të thekur sipër dhe me pak vaj ulliri.

Shtrojini ato në një tavë katrore mesatare dhe futini të piqen në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.

Lërini të piqen derisa të shikoni që mbushja me gjizë ka marrë pamje të artë dhe më pas mund të ulni temperaturën e furrës.

Hiqini nga furra dhe shërbejini të ngrohta në çdo vakt sipas dëshirës./AgroWeb.org