Bakllasarem me Shije – Dredhanik i Mbuluar në Kos e Hudhër

1.6k 0

Bakllasaremi është një specialitet i kuzhinës ballkanase, e që në Shqipëri përgatitet kryesisht në zonën veriore dhe Kosovë.

Receta e përgatitjes së tij është shumë e lehtë dhe shija thjeshtë mahnitëse.

Mjaftojnë vetëm pak përbërës që të gjithë i keni në kuzhinë, për të përgatitur një gatim special me shije fantastike.

Më poshtë, do të ndiqni nga AgroWeb.org recetën fantastike të përgatitjes së Bakllasaremit krej lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Bakllasaremit Krejt Lehtë në Shtëpi

Përbërësit

  • 500 gr miell,
  • 250 ml ujë i vakët,
  • Kripë,
  • 150 gr gjalpë i freskët (Për një gatim më të shëndetshëm AgroWeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të ullirit),
  • 1 kg kos,
  • 6 thelpinj hudhre

Përgatitja

Në një tas të madh hidhni miellin, kripën, ujin e vakët dhe punoni brumin derisa të krijohet një masë kompakt.

AgroWeb.org ju udhëzon që të punoni brumin mirë me duar në mënyrë që masa të njëtrajtësohet plotësisht dhe të jetë i butë.

Pasi brumi të jetë gati lëreni të pushojë rreth një orë.

Më pas ndajeni brumin në dy pjesë.

Secilën prej pjesëve ndajeni në 10 kuleçë të vegjël.

Kuleçët hapini në peta të holla dhe secilën prej tyre lyejeni me disa pika gjalpë të freskët ose vaj ulliri.

Mblidheni në formën e rolesë dhe kështu bëni me të gjitha petët duke i vendosur me rradhë në formën e dredhanikut në një tepsi të lyer me pak vaj.

Pasi të kenë vendosur të gjitha roletë në tepsi, lyejeni sipër me pak gjalpë dhe tavën futeni të piqet në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë.

Sipas preferencës, roletë mund t’i mblidhni edhe në forma të vogla dredhaniku (si në foto) e t’i vendosni më pas në tepsi.

Ndërkohë në një tas të madh hidhni kosin, pak kripë dhe hudhrat e shtypura. Përzjejini me njëra tjerën.

Kur dredhaniku të piqet, sapo nxirret nga furra i hidhet masa e kosit me hudhra dhe sipër spërkatet me disa pika gjalpë të shkrirë.

Pas kësaj, tava futet sërish në furrë dhe lihet aty në ngrohtësinë e furrës për disa minuta.

Shërbehet e ngrohtë dhe shoqërohet me turhsi të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura etj./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.