Bufkat e Kuqe – Mini Specat e Përkryer për Turshi

2.4k 0

Ngjyra e ndezur e kuqe dhe forma e ngjashme me zemrën, të sjell ndërmend mbrëmjet e bukura të vjeshtës.

Bufkat e kuqe kanë ndezur oreksin e shqiptarëve që në lashtësi. Janë të shijshme, të shëndetshme, të lehta për t’u gatuar dhe të çmuara në vlerat e tyre.

Specat ashtu si edhe bufkat, janë miket më të mira të organizmit falë vitaminave ushqyese që kanë.

Receta e bufkave të kuqe është perfekte për t’u ndarë me ata që janë në kërkim të diçkaje tradicionale dhe të shijshme shqiptare.

Bufkat e kuqe janë speca të vegjël me ngjyrë të kuqe dhe djegës që na serviren kryesisht nga juglindja e vendit.

Këta speca gatuhen me avull, piqen  ose bëhen turshi. Shija e tyre është e ëmbël dhe gjatë fermentimit, shumica e farave djegëse hiqen duke bërë kështu që specat të shijohen lirshëm nga të gjithë.

Të rritur e fëmijë i adhurojnë bufkat e kuqe, sidomos kur janë të mbushura me djathë, hudhër dhe qepë të njoma ose barishtet e qepujkave.

AgroWeb.org sjell një recetë krejt të lehtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme për t’iu ofruar gjithë familjes.

Bufkat e kuqe të mbushura me djathtë, hudhër dhe qepë të njoma  

(16 racione)

  • 16 speca bufka (sipas preferencës mund të përdoren edhe speca bufka turshi)
  • 60 gramë djathë të grirë në copa të imëta
  • 4 lugë gjelle me gjizë
  • 2 thelpinj hudhër të grirë hollë
  • 1 lugë gjelle me barishte ose qepë të njoma të prerë hollë ose më shumë për zbukurimin e bufkave
  • Një majë luge me kripë
  • Piper të zi
  • Vaj ulliri ekstra të virgjër

Përgatitja 

Kur gjyshet tona i gatuanin bufkat preferonin të përdornin feta të mëdha të djathit të zakonshëm, sepse kështu ai ishte më kremoz dhe më pak i kripur se djathi i grirë në copa.

Shpesh ato përdornin edhe gjizë sipas recetës origjinale. Të gjithë përbërësit e lartpërmendur përzihen dhe shtypen së bashku.

Më pas pureja e djathit dhe hudhrës transferohet në një qese pastiçerie ose të ngjashme me të për të mbushur specat.

Pasi i keni mbushur specat, shtoni barishtet e prera në copa të vogla dhe vaj ulliri.

Servirini në pjatanca ose pjata të vogla duke vendosur sipër tyre shkopinj të vegjël ose pirunj për t’u ngrënë lehtësisht.

Përsa i përket bufkave, sipas preferencës ato mund të piqen në furrë ose edhe në zgarë para mbushjes ose për këtë recetë për të përftuar një gatim edhe më të shijshëm mund të përdoren edhe bufka turshi. Ju bëftë mirë!/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.