Bukë me Qiqra – Shija e Traditës në Tryezë

6.9k 0

Në raste të veçanta festash apo gëzime familjare, amvisat kujdesen që në mesin e përgatitjeve me receta të veçanta të mos mungojë buka me qiqra.

Ky gatim special i traditës shqiptare është fantastik dhe sigurisht të kënaq nepsin dhe oreksin teksa lezetos shijen në tryezë.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e bukës me qiqra në shtëpi, një recetë fantastike që sigurisht do mbledhë gjithë familjen rreth tryezës.

Përgatitja e Bukës me Qiqra Krejt Lehtë  

Përbërësit

  • 1 kg miell gruri
  • 250 ml qumësht
  • 1 filxhanë e gjysmë çaji me qiqra
  • 1-2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • Një lugë gjelle maja buke

Përgatitja

Qiqrat i vendosim në një enë me ujë dhe i lëmë aty përreth 4-5 orë që të zbuten. Më pas i kalojmë në një tenxhere të vogël dhe i vëmë në zjarr që të ziejnë.

Pasi kanë zierë i shtypim me një lugë druri.

Në një tas të madh, shtojmë me rradhë të gjithë përbërësit me të cilët do përgatitet buka.

Më parë, majanë treteni në pak ujë të vakët e më pas shtojeni tek përbërësit.

I përziejmë të gjithë bashkë dhe nisim të punojmë brumin me dorë. Brumi është gati kur të mos ngjitet në duar, nëse ngjitet duhet të shtoni edhe pak miell tjetër.

Punojeni mirë me duart dhe më pas lëreni të pushojë përreth 1 orë në një vend të errët duke e mbuluar me një pecetë të pastër kuzhine.

Pas një ore, AgroWeb.org ju sugjeron ta punoni sërish brumin me dorë dhe më pas vendoseni në një tepsi të lyer me shumë pak vaj.

Hapeni në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe lëreni ashtu edhe për një orë tjetër.

Më pas, jepini bukës formën që preferoni dhe futeni të piqet në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë derisa sipërfaqja e bukës të marrë ngjyrë të kuqërremtë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.