Bukë Shtëpie pa Maja – E Shëndetshme, e Butë, e Shijshme

10.1k 0

Kur mendojmë për bukë të bërë vet në shtëpi, gjithmonë hezitojmë për shkak të kohës që kërkon për t’u përgatitur.

Por AgroWeb.org ju sjell një recetë të re, e cila nuk ju lë të prisni fare, për të shijuar bukën e shtëpisë pa maja.

Në vetëm 35 minuta, ju do të keni përgatitur këtë recetë me vetëm katër përbërës.

Mielli, qumështi, soda e bukës dhe kripa, janë produkte që gjenden kurdoherë, që do të thotë se mund ta përgatisni kur të dëshironi.

Përbërësit që ju nevojiten

  • 500 g miell
  • 2 lugë çaji me sodë buke
  • 1 lugë çaji me kripë
  • 310 ml qumësht

Përgatitja

Si fillim ngrohni furrën në 190 gradë Celsius.

Në një tas të madh, hidhni miellin, kripën dhe sodën e bukës dhe përzjehini mirë me njëri tjetrin.

Më pas shtoni qumështin, dhe me duar punojeni derisa brumi të lidhet.

Sekreti i përgatitjes të kësaj recete qëndron tek tava ku do ta piqni.

AgroWeb.org ju sugjeron të përdorni një tavë të madhe, pasi brumi duhet të ketë një trashësi prej 3 cm.

Diçka e tillë do të lejojë që ajo të fryhet gjatë pjekjes.

Pasi ta keni lyer tavën me pak vaj ulliri dhe spërkatur me miell, vendosni brumin.

Me ndihmën e një thike krijoni disa vijëzime në sipërfaqen e brumit.

Futeni tavën në furrë dhe piqeni përreth 35 minuta.

Buka do të marri një ngjyrë shumë të lehtë të artë, jo me të kafenjtën me të cilën jemi mësuar.

Duke qenë se brumi nuk kërkon kohë që të vijë, do të jetë më e lehtë dhe më e thjeshtë për t’u tretur.

Mund ta shoqëroni me gjalpë të freskët dhe reçel për mëngjes, apo dhe për të shijuar vaktet e drekës.

Nëse nuk keni qumësht, mos u shqetësoni. Mjafton të përdorni një përzjerje kosi dhe uji, dhe ta zëvendësoni në recetë. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.