Çokollata të Shëndetshme – Përgatitni Vetë në Shtëpi

1.8k 0

Kush nuk dëshiron të konsumonjë një ëmbëlsirë sa herë t’i shkojë mendja?

Megjithatë kjo jo gjithnjë është e mudur për shkak të efekteve që ato sjellin kohë pas kohen në shëndet.

Prandaj të gjithë njerëzit mundohen të rezervohen pak kur vjen puna tek konsumimi i sheqernave.

AgroWeb ju sugjeron të mos hiqni dorë tërësisht nga to, por të përgatisni një recetë të shëndetshme.  

Përbërësit

  • 1 gotë gjalpë kikiriku
  • 1 filxhan çaj vaj kokosi
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • Pak kripë
  • ½ gotë tërshërë tërshërë
  • 60 gr çokollatë e zezë
  • 40 gr arrë kokosi e bluar

Përgatitja

Vendosni letër furre në një tavë dhe mbi të vendosni tërshërën dhe arrën e kokosit. Futeni atë në furrë të nxëhtë për rreth 10 minuta, për aromë më të fortë dhe shije më krokante.

Në një tas hidhni gjalpin e kikirikut në temperaturë ambienti, mjaltin dhe i përzieni mirë derisa masa të ketë marrë një trajtë homogjene.

Pasi keni nxjerrë tërshërën dhe arrën e kokosit nga furra i shtoni tek masa e gjalpit të kikirikut.

Përziejeni me kujdes me anë të një spatule derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri tjetrin.

Me anën e një luge e ndani brumin në topa të vegjël (për t’i dhënë formën e duhur rrotullojeni brumin me pëllëmbë) dhe i vendosni në një tavë me letër kuzhine.

Topat e gjalpit të kikirikut futini në ngrirje për disa minuta ndërkohë që shkrini çokollatën.

Vendosni çokollatën dhe gjalpin e kikirikut ne banjo-mari derisa masa të shkrihen.

Nxirrni topat e gjalpit të kikirikut nga ngrirja dhe me anë të një piruni i fusni një nga një tek tasi i çokollatës derisa të jenë mbuluar tërësisht.

Me anë të pirunit i riktheni sërish në tavë.

Topat spërkatini nga sipër me pak kripë dhe futeni tavën në frigorifer.

Pas një ore mund t’i konsumoni të freskëta e të shëndetshme./AgroWeb.org