Ëmbëlsirë Super e Butë me Vezë – Receta e Thjeshtë me Shije Fantastike

1.4k 0

Vezët janë një nga përbërësit më të përdorur në recetat e ëmbëlsirave.

Përveç shijes së përkryer, ato janë të pasura plot me vlera ushqyese për organizmin.

AgroWeb.org ju sugjeron një ëmbëlsirë që mund ta përgatisni e ta shijoni brenda 30 minutave.

Me një shije krejt të re nga ato që mund të keni provuar që do t’ju habisë.

Për 4-6 persona

Përbërësit

  • Të bardhat e 8 vezëve
  • Gjysmë luge kripë
  • 30 g miell
  • 100 g sheqer
  • 60 g arra të grira
  • Një lugë gjelle gjalpë (jo e plotë)

Për kremin

  • 60 g oriz
  • 500 ml ujë
  • 200 g sheqer
  • Të verdhat e 8 vezëve të rrahura lehtë
  • Vanilje (një bustinë)

Përgatitja

Rrihni të bardhat e vezëve në një pjatë me pak kripë.

Sitni miellin mbi të bardhat e vezëve dhe rrihini me kujdes.

Dhe më pas AgroWeb.org ju këshillon që të shtoni gradualisht sheqerin, duke i rrahur të bardhat e vezëve derisa të bëhen shkumë.

Lyeni me gjalpë një tavë dhe pluhuroseni me pak sheqer, hidheni aty përzierjen me vezë.

Ndërkohë ngroheni furrën më 200 gradë pesë minuta para se të fusni ëmbëlsirën.

Më pas vendosni tavën në furrë dhe lëreni të piqet përreth 15-20 minuta.

Pasi të jetë pjekur AgroWeb.org ju sugjeron që ta hiqni nga furra dhe me një pirun apo lugë kalojeni në një pjatë për t’u ftohur.

Për të përgatitur salcën AgroWeb.org ju kujton që të zieni si fillim orizin për 30 minuta në një tenxhere.

Kullojeni dhe ruajeni ujin e tij nduersa orizin mund ta përdorni për ndonjë recetë supe.

Në ujin e orizit hidhni sheqerin dhe vëreni në zjarr të ngadaltë për të krijuar kështu një formë shurupi.

Pasi masa të jetë mpiksur largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

Më pas shtoni të verdhat e vezëve duke treguar kujdes që të mos priten. Më pas vendoseni përsëri tenxheren në zjarr dhe ziejini me flakë të ulët, duke e përzierë pa ndërprerje derisa të dendësohet.

Kur të jetë krijuar një formë salce pak e trashë shtoni vaniljen dhe largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Më pas mjafton t’i hidhni sipër salcën e përgatitur ëmbëlsirës që keni pjekur dhe ta spërkatni me arrat e grira. /AgroWeb.org