Gurabije me Sherbet – Të Ëmblat Magjike të Traditës

2.9k 0

Gurabijet janë një ëmbëlsirë e thjeshtë por që përdoren gjërësisht në vendin tonë.

Ajo me siguri ka qenë ëmbëlsira më e preferuar për shumë njerëz që kanë kaluar fëmijërinë përpara viteve 90.

Ato mund të konsumohen veçmas si biskota por mund të përgatiten edhe me sherbet ku shija e tyre padyshim të magjeps me ëmbëlsinë e saj.

Në krahasim me ëmbëlsirat e tjera që kanë shumë përbërës, gurabijet të thjeshta por me një shije sublime dhe të shkrihen në gojë.

Janë fantastike dhe mund të konsumohen në çdo kohë të ditës, ose pas vakteve të drekës apo darkës.

Kjo ëmbëlsirë mahnitëse në shije dhe mund të përgatitet si një recetë e veçantë në raste e gëzime të ndryshme familjare për të ëmbëlsuar më të dashurit dhe të afërmit.

Për një shije edhe më unike, gurabijet gjatë përgatitjes mund të kombinohen edhe me arra dhe bajame.

Ato përgatiten nëpër pastiçeritë e të gjithë vendit, por si gjthnjë, diçka e gatuar në shtëpi nuk ka të krahasuar.

Receta e Përgatitjes së Gurabijeve me Sherbet 

Për përgatitjen e 40 gurabijeve nevojiten

  • 500 gramë gjalpë të tretur
  • 600 gramë sheqer pudër
  • 1100 gramë miell
  • 1  lugë çaji vanilje

Për përgatitjen e sherbetit

  • 3 gota sheqer
  • 4 gota ujë

Përgatitja

Hedhim sheqerin mbi sipërfaqen e punimit të brumit

Në mes të sheqerit vendosim gjalpin dhe anash miellin.

Shtojmë vaniljen dhe i përziejmë.

Në fillim përziejmë gjalpin me sheqerin pastaj shtojmë miell deri sa ta përfundojmë të gjithë.

Brumin e presim në forma sipas dëshirës siç mund të jetë gjysmë hënë ose rrumbullake.

Gurabijet vendosini në një tepsi dhe piqini në furrë në temperaturë rreth 150 C.

Pasi të jenë pjekur dhe ftohur, gurabijeve u hidhet sipër sherbet i përgatitur, i cili duhet të jetë i ngrohtë .

Për t’i bërë edhe më të shijshme dhe të veçanta gjatë përgatitjes, brumit mund t’i shtoni 100 gr kakao apo kafe të bluar./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.