Kek me Krem Djathi – Ëmbëlsira me Shijen më Delikate që Keni Provuar

1.6k 0

Keku është një nga ëmbëlsirat që nuk kërkon mjeshtëri.

Mjafton të përziesh përbërësit, të formosh brumin dhe më pas piqet në furrë.

Duke qenë kaq i lehtë për t’u përgatitur versionet e tij janë pothuaj të pafundme.

Receta e stome që AgroWeb.org ju këshillon të provoni është keku me krem djathi, ose siç njihet ndryshe Maskarpone (mascarpone).

Ndryshe nga qumështi apo kosi, kremi i djathit i jep brumit të kekut një tjetër shije dhe butësi.

Për më tepër keku i përgatitur kështu, e lë brendësinë e kekut super të butë e ndërsa korja është krokante aq sa duhet.

Vetëm kini kujdes që të mos e hani që të gjithin sapo të ketë dalë nga furra.

Përbërësit

  • 300 g gjalpë i zbutur
  • 250 g krem djathi
  • 300 g sheqer
  • 1 lugë e gjysmë me vanilje
  • 6 vezë
  • 400 g miell

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të merrni një tas të madh dhe aty të hidhni gjalpin e zbutur.

Shtoni dhe kremin e djathit dhe sheqerin dhe përzjejeni me rrahësin elektrik.

Masa duhet të jetë voluminoze dhe të mos ketë kokrra sheqeri të pa tretura.

Më pas shtoni vaniljen dhe vezët një e nga një, kështu masa do të fillojë të bëhet akoma dhe më shumë kremoze.

Pasi të keni hedhur vezët, radhën e ka mielli.

AgroWeb.org ju sugjeron që masën e miellit ta ndani në katër pjesë dhe ta hidhni tek tasi ngadalë.

Përzjejeni mirë derisa të formoni brumin e kekut.

Merrni një tavë dhe lyejeni mirë me gjalpë dhe spërkateni me pak miell, kështu ëmbëlsira nuk do të ngjitet.

Kaloni aty brumin e përgatitur dhe përhapeni me ndihmën e një luge që sipërfaqja të jetë e njëtrajtshme.

Piqeni në furrë të ngrohur me 200 gradë derisa sipërfaqja të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Pasi të jetë pjekur kekun lëreni të ftohet për 10 minuta dhe pastaj hiqeni nga tava.

Mund ta spërkatni me pak sheqer pluhur apo me çokollatë të shkrirë sipas dëshirës./AgroWeb.org