Kek me Fruta e Arra – Ëmbëlsia e Kuzhinës Shqiptare

2.5k 0

Një mënyrë e thjeshtë, tradicionale për të ëmbëlsuar gjithë familjen është keku me fruta dhe arra.

Kjo recetë është tipike e kuzhinës shqiptare e përgatitur nga të gjitha trevat nga veriu në jug.

Krejt lehtë për t’u përgatitur dhe me një shije fantastike, ky kek është ideal për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës, e madje edhe në mëngjes me një gotë me qumësht.

Fantastik për t’u shoqëruar me një filxhan kafe apo çaj, por edhe me lëngje frutash gjithashtu.

Keku me fruta dhe arra shërben gjithashtu edhe si një gosti shijshme për ta përgatitur e shërbyer për mysafirë e të ftuar në raste festash e gëzimesh.

Përgatitja e tij kërkon shumë pak kohë dhe përbërësit e tij gjenden patjetër në kuzhinën e çdo amvise shqiptare.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë kekun me arra dhe fruta, një ëmbëlsirë fantastike për t’u përgatitur në shtëpi e për të ëmbëlsuar familjen e më të dashurit tuaj.

Përgatitja e Kekut me Fruta dhe Arra

Përbërësit

 (Fruta zgjidhen sipas preferences, në rastin konkret janë përzgjedhur mollët)

  • Një kokërr mollë e prerë në kubikë të vegjël
  • 1.5 gota uji me miell gruri
  • Një gotë uji me sheqer
  • Dy filxhanë kafeje me gjalpë të freskët
  • 5 kokrra vezë
  • Një filxhan çaji me arra të qëruara
  • Dy filxhanë kafeje reçel (sipas preferencës)
  • Një lugë gjelle sheqer pudër.

Përgatitja

Në një enë të bollshme rrihen vezët dhe sheqeri derisa volumi i tyre të rritet dy herë e gjysmë.

Shtohet mielli dhe arrat si dhe frutat e grira.

E gjithë kjo masë hidhet në brumë duke e përzjerë me kujdes.

Në vijim brumi hidhet në tavën e lyer me gjalpë dhe të pudrosur me miell.

Pas pjekjes lihet të ftohet, pastaj hiqet nga tava duke e përmbysur, hiqet forma e mesit dhe pudroset me sheqer pudër./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.