Kek me Qumësht dhe Kakao – Butësi e Shije Magjepsëse

8.5k 0

Keku është i famshëm për butësinë dhe aromën që lëshon kudo ku gatuhet e shijohet.

Me një shije dhe pamje mjaft elegante, keku me qumësht dhe kako do të kthehet në shumë pak kohë në të preferuarin tuaj.

Ju këshillojmë ta provoni këtë recetë të mrekullueshme duke ndjekur këshillat e AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 380 gr miell
  • 200 gr sheqer
  • 4 vezë
  • 180 ml vaj luledielli
  • 180 ml qumësht
  • 1 pako me esencë vanilje
  • 16 gr fryrës për ëmbëlsira
  • 40 gr kakako
  • Kripë
  • Sheqer pluhur

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon të hidhni në një enë të thellë vezët, pak kripë dhe filloni t’i rrihni me anë të rrahseve elektrike.

Kur vezët të kenë filluar të krijojnë shkumë, hidhni edhe sheqerin dhe vazhdoni me përzierjen.

Pas disa momentesh hidhni esencën e vaniljes dhe përzieni për 5 minuta derisa të shkrihen të gjithë përbërësit.

Shtoni vajin, dhe qumështin dhe përzieni për 2 minuta me rrahëset elektrike derisa të formohet një masë e lëngëshme e shkumoze.

Po aty sitni gjysmën miellin, përzieni me rrahëse elektrike e më pas sitni pjesën tjetër të miellit.

Përzieni derisa të formohet brumi i trrashë dhe të mos formohen kokrrat, shtoni dhe fryrësin për ëmbëlsira.

Më pas merrni një enë tjetër të thellë dhe hidhni gjysmën e brumit që krijuat.

Sitni tek njëra nga enët kakaon dhe përzieni mirë me anë të një luge ose spatula pa krijuar kokrriza.

Sigurohuni që i gjithë brumi të marrë ngjyrën e kakaos dhe ndërkohë lyeni me gjalpë një tavë rrethore me madhësi 22 cm.

Shtoni në fillim gjysmën e bardhë të brumit atë me qumësht  dhe sheshojeni me anë të një spatula.

Më pas shtoni pjesën kafe të brumit, shtrojeni me spatula, sipër shtoni pjesën tjetër të brumit me qumësht.

Futeni në furrë të parangrohur në temperaturën 170 gradë për 50 minuta.

Lëreni të piqet derisa të marrë ngjyrë të artë e më pas spërkateni me pak sheqer pluhur për më shumë shije./AgroWeb.org