Kukurec i Pjekur i Shtëpisë – Shije Speciale nga Tradita

6k 0

Tradita shqiptare ka plot gatime të veçanta e speciale që spikasin në shijen por edhe përgatitjen e tyre.

Një nga recetat më të veçanta e fantastike është përgatitja e kukurecit.

Ndonëse është një gatim që kërkon pak mund dhe kujdes në përgatitje shija e tij vijon të mbetet një ndër më të preferuarat e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Dikur kukureci ishte një specialitet që përgatitej në mënyrë të përsosur sidomos në fshatrat e jugut të Shqipërisë.

Zonjat e shtëpisë e përgatisnin atë në raste të veçanta dhe e piqnin atë në hell dhe prush, një traditë e lashtë e përdorur gjerësisht edhe sot e kësaj dite nga shumë amvisa në vend.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën e përgatitjes së kukurecit në shtëpi si një mënyrë fantastike për ta përgatitur dhe shijuar bashkë me familjen.

Përgatitja e Kukurecit në Shtëpi

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

  • 1-2 palë zorrë të imëta,
  • 1 kg të brendshme bagëtish,
  • Kripë,
  • Piper,
  • Rigon

Përgatitja

Zorrët e qengjit pastrohen dhe lahen mirë, duke i kthyer nga të dyja anët.

Të gjitha të brendshmet priten në copa kubike mesatare.

Më pas vendosen me radhë në hell apo në shkopinj të posaçëm kukurecësh apo shishqebapësh (i gjeni në supermarket).

Pasi keni vendosur të gjithë të brendshmet me radhë në shkopinjtë e posaçëm, AgroWeb.org ju sugjeron që t’i mbuloni me zorrët e qengjit duke i lidhur rreth e rrotull.

Tradita e do që kukurecët të piqen në hell mbi prush por ato piqet në mënyrë fantastike edhe në furrë me zjarr të ngadaltë.

Kur piqen në furrë, vendosen me rradhë në tepsi, kriposen mirë, spërkaten me pak vaj ulliri dhe u hidhet një gotë e gjysmë me ujë.

Kukurecët shërbehen të ngrohtë dhe spërkaten me lëngun e vet, sipër u hidhet piper i zi i bluar dhe rigon.

Kombinimet në tryezë

Kukureci mund të shërbet si meze në tryezë për t’u shijuar me gatime e pjata të tjera siç janë supat e ndryshme të lehta.

Ai mund të shërbehet gjithashtu me patate e perime të pjekura, sallata të freskëta të stinës, zahire të ndryshme. Shoqërohet edhe me fergesat tradicionale apo salcë kosi e freskët etj. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.