Kulaç Shtëpie në Tigan – Shija Fantastike që Duhet të Provoni Patjetër

11.9k 0

Nëse doni një recetë ndryshe për të përgatitur për të dashurit tuaj, kulaçët në tigan janë zgjedhja perfekte.

Të lehtë për t’u përgatitur, dhe vetëm me dy përbërës, këta kulaçë do të kthehen në të preferuarit tuaj.

Lexoni mëposhtë për të zbuluar recetën e radhës që AgroWeb.org sjell për ju.

Përbërësit

  • 400 g kos
  • 700 g miell
  • 1 lugë çaji me sodë buke
  • Kripë

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të sitni miellin dhe përzjeheni me sodën e bukës dhe kripën.

Në një tas hidhni kosin dhe më pas shtoni dalëngadalë miellin me sodë dhe kripë.

AgroWeb.org ju këshillon që të përzjeni masën me ndihmën e telit të kuzhinës.

Pasi të ketë kaluar afërsisht gjysma e sasisë së miellit, masa do të ketë filluar të lidhet.

Brumi që do të formohet do të jetë me butësinë e brumit që përgatisni për petët e byrekut.

Nëse ju duket që brumi ka ende lagështirë mund t’i shtoni miell. Kjo dukuri ndodh kur kosi ka shumë ujë, por diçka e tillë nuk është shqetësuese.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta zhvendosni nga tasi brumin dhe ta punoni me duar dhe për pesë minuta.

Mbulojeni brumin me një pecetë kuzhine dhe lëreni përreth dhjetë minuta, sa brumi të fryhet.

Më pas ndajeni në kulaçë mesatarë, mbulojini përsëri me pecetën e kuzhinës.

Kulaçët AgroWeb.org ju këshillon që t’i hapni pak, pasi nuk duhet të jenë shumë të hollë.

Në mesin e tyre krijoni një vrimë, e cila do të ndohmojë me skuqjen më të shpejtë të kulaçit.

Në zjarr ndërkohë keni vendosur një tigan me vaj për skuqje në zjarr mesatar.

Kur vaji të jetë ngrohur vendosim kulaçin e parë për t’u skuqur.

Do të shikoni që në sipërfaqen e tij do të krijohen disa flluska ajëri, nëse nuk i shponi do pengojnë skuqjen e njëtrajtshme.

Pasi kulaçi të ketë filluar të shkëputet nga tigani, kthejeni nga ana tjetër derisa të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Në një pjatë vendosni letër kuzhine e cila do të përthithi dhe vajin e tepërt.

Këto kulaçë tigani janë të përkryer për mëngjeset në familje apo me të afërmit tuaj.

Mund të shoqërohen me çdo gjë, të ëmbël apo të kripur, duke filluar nga mjalti e reçeli e deri tek sallatat me perime dhe djathë. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.