Makarona me Domate të Thata dhe Hudhër – Të Lehta e Plot Shije

3.1k 0

Një pjatë e parë e cila ju hyn në punë në çdo kohë.

Makaronat janë padyshim një nga ushqimet më të shpejta, të shijshme e të shëndetshme që mund të gatuani.

Nëse i keni provuar të gjithë kombinimet interesante të tyre, me salca të kuqe, të bardha, mish apo peshk edhe këtë recetë do ta shijoni pa masë.

Makaronat me domate të thata janë një përzierje përbërësish të veçantë të cilët shkojnë më së miri me njëri-tjetrin.

AgroWeb.org sjell për ju në këtë artikull mënyrën më të shpejtë të përgatitjes së tyre.

Përbërësit

4 domate të thata në vaj

4 degë majdanoz

1 thelbi hudhër

3 lugë gjelle vaj ulliri

20 gr thërrime buke të thekur

160 gr makarona spageti

Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e makaronave grini hollë domatet përsëgjati dhe vendosini në një enë të thellë.

Më pas lani majdanozin dhe qëroni hudhrën dhe grijini të dy bashkë në një dërrasë kuzhine.

Ndërkohë përgatisni një tigan për skuqje me pak vaj ulliri dhe në të shtoni thërrimet e bukës së thekur.

Skuqini ato për disa minuta derisa të shikoni që kanë marrë ngjyrë të artë dhe shtojani domateve që keni tek ena.

Në një tjetër tigan skuqni me pak vaj hudhrën dhe majdanozin e grirë hollë duke bërë kujdes që të mos digjet hudhra.

Nëse nuk e preferoni hudhrën, këtë hap mund ta evitoni dhe majdanozin e hidhni të freskët në fund.

Vendosni makaronat të zijenë si zakonisht në ujë me kripë dhe pak pas se t’i kulloni merrni 50 ml nga uji i tyre dhe shtojeni tek tigani ku ndodhet majdanozi me hudhrën.

Ndiqni sërish zjarrin në këtë pikë dhe hidhni po tek ky tigan edhe makaronat e kulluaraduke i përzier aty për disa minuta.

Kini kujdes të mos i zbusni më shumë nga sa duhet dhe më pas kalojini në enën ku ndodhen domatet me therimet e bukës së thekur.

Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe sipas dëshirës mund të shtoni djathë kaçkavall të grirë.

Shërbejini të ngrohta dhe konsumojini menjëherë./AgroWeb.org