Makarona me Molusqe dhe Domate Qershi – Shija e Detit në Tryezë

1k 0

Makaronat janë padyshim një nga gatimet më të shpejta, të shijshme e të shëndetshme që mund të përgatisni.

Nëse i keni provuar të gjithë kombinimet interesante të tyre, këtë recetë do ta shijoni pa masë.

Kjo pjatë me makarona, molusqe dhe domate qershi, me thjeshtësinë e saj, është e përkryer për të sjellë në tryezën tuaj të gjithë aromën e detit.

AgroWeb.org sjell për ju në këtë artikull mënyrën e thjeshtë të përgatitjes së tyre.

Përbërësit:

  • 320 g makarona spageti
  • 1 kg molusqe
  • 400 g domate qershi
  • 20 g vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 2 thelpinj hudhër
  • ½ spec djegës
  • majdanoz për shije
  • kripë për shije

Përgatitja:

Për të përgatitur makaronat me molusqe dhe domate qershi, para së gjithash sigurohuni që molusqet të mos jenë të dëmtuara ose të hapura.

Për të provuar nëse janë boshe apo kanë rërë brenda, provoni t’i godisni lehtë në një sipërfaqe të fortë.

Vazhdoni më pas duke i shpëlarë molusqet disa herë dhe duke pastruar e ndarë domatet në gjysmë.

Në një tigan, shtoni vaj ulliri, dy thelpinj hudhër, piperin djegës, dy degë majdanoz dhe lërini të skuqen për 5 minuta.  

Pas kësaj kohe, shtoni domatet dhe gatuajini për 2 minuta, vazhdoni duke vendosur në tigan edhe molusqet.

Rrisni pak temperaturën sobës dhe mbulojini menjëherë me kapak, në mënyrë që molusqet të hapen.

Pasi molusqet të jenë hapur, kulloni ujin duke hequr hudhrën dhe majdanozin. Veçoni gjithashtu edhe domatet.

Ujin e kulluar përdoreni sërisht për të zierë makaronat, së bashku me domatet.

Pasi makaronat të jenë gati, hidhni sipër majdanozin e grirë dhe molusqet, duke i trazuar mirë.

Këshilla:

Këshillohet që këtë pjatë ta konsumoni menjëherë pas gatimit.

Nëse nuk ju pëlqen speci djegës, mund të mos e përdorni atë.

Nëse preferoni t’i jepni gjellës pak më shumë aciditet, përzieni molusqet me pak verë të bardhë.

Për më shumë shije edhe aromë, gjatë gatimit të molusqeve mund të shtoni pak verë të bardhë./AgroWeb.org