Mënyra e Duhur e Pjekjes së Byrekut në Furrë – Gabimet që Nuk Duhet të Bëni   

10.8k 0

Byreku është padyshim ndër gatimet më të preferuara, tradicionale mes shqiptarëve.

Por pavarësisht mbushjes me të cilin përgatitjes, e cila padyshim është thelbësore në shijen që i jep çdo breku, një tjetër detaj i rëndësishëm është edhe pjekja e tij, proces i cili kërkon patjetër kujdes.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë disa këshilla të vlefshme, të cilat do t’ju ndihmojnë që të piqni byrekun në mënyrën më perfekte dhe shija e tij të jetë e përsosur gjithashtu.

Kur Byreku Përgatitet Me Petë Të Bëra Vetë

Në rastin kur petat e byrekut i keni përgatitur vetë, si fillim duhet të parangrohni furrën në 200 gradë celcius.

Temperatura duhet të jetë e lartë, kur petat janë të bëra vetë kërkojnë më shumë kohë që të piqen.

Pasi byrekun e keni gati, e keni vendosur në tepsi dhe furra është parangrohur, futeni të piqet në anën e poshtme.

Kontrollojeni pas 15-20 minutash a është pjekur sa duhet në anën e poshtme dhe më pas kalojeni në skarën e sobës në pjesën e mesit për t’u pjekur në anën e sipërme.

Në këtë moment uleni temperaturën e sobës në180 gradë dhe lëreni të piqet derisa sipërfaqja e byrekut të marrë ngjyrë të artë të kuqërremtë.

Fikeni furrën dhe lëreni byrekun të pushojë në ngrohtësinë e furrës përreth 20-30 minuta e më pas shijojeni.

Kur Byreku Përgatitet Me Petë Të Gatshme

Në rastin kur byreku përgatitet me petë të gatshme furrën duhet ta parangrohni në temperaturë më të ulet pasi petët e gatshme kanë veti të piqen shumë shpejt ndërkohë mbushja brenda nuk piqet sa duhet.

AgroWeb.org ju këshillon që furrën ta parangrohni në 180 gradë.

Edhe në rastin e byrekut me petë të gatshme, si fillim futeni në furrë në pjesën e poshtme në mënyrë që byreku të piqet nga ana e poshtme e tij.

Kontrollojeni pas 15- 20 minutash nëse është pjekur sa duhet dhe më pas kalojeni në skarën e mesit në mënyrë që të piqet në anën e sipërme duke mos e ndryshuar gradacionin.

Sapo të piqet, lyejeni me pak qumësht në sipërfaqe dhe fikni furrën.

Në të dyja rastet, pasi byreku të jetë pjekur mos e nxirrni menjëherë nga furra por lëreni të kullojë në temperaturën e furrës e cila është ende e ngrohtë.

20-30 minuta pas pjekjes, byreku është ende i ngrohtë dhe mund ta servirni për ta konsumuar./AgroWeb.org