Mish Qengji Frikase – Një Gatim Special me Shije të Veçantë  

2.2k 0

Kjo është një recetë shumë e veçantë, e thjeshtë në përgatitje veçse kërkon pak durim.

Bëhet fjalë për përgatitjen e mishit të qengjit frikase, një mënyrë fantastike për të shijuar mishin e qengjit në një kombinim perfekt.

Ky gatim është ideal për t’u përgatitur gjatë fundjavave por edhe gjatë javës gjithashtu.

Shoqërohet me shumë gatime të tjera tradicionale ose jo.

 Përgatitja e Mishit të Qengjit Frikase

 Përbërësit

 600 gr mish qengji pa kocka

Piper i bluar

 8 lugë vaj ulliri

 Lëngu i një limoni

2 thelpinj hudhër të grirë

1 gotë verë e bardhë

2 gota lëng mishi

Kripë

1 kokërr vezë

Majdanoz i freskët i grirë hollë

Përgatitja

Vendosni mishin e qengjit të ndarë në copa në një tas të madh.

Hidhini piper, katër lugë vaj ulliri, lëngun e gjysmë limoni dhe lëreni të marinohet përreth 2-3 orë.

Më pas, mishin kullojeni mirëmha lëngu ku u marinua.

Vendosni një tigan në zjarr, shtoni katër lugë gjelle vaj ulliri, shtoni edhe copat e mishit të qengjit të marinuar.

Shtoni kripë dhe skuqeni mirë nga të dyja anët, dhe kur të jetë skuqur  mirë shtoni thelpinjtë e hudhrave të grira hollë, kaurdiseni për pak dhe më pas shuajeni mishin me verën e bardhë.

Lëreni derisa vera të avullojë, më pas shtoni dy gota me lëng mishi dhe lëreni mishin të ziejë në zjarr shumë të ngadaltë.

Ndërkohë pasi të ketë zierë dhe të mbetet me pak lëng, merrni një kokërr vezë rriheni në një tas bashkë me lëngun e një gjysmë limoni.

Hiqeni mishin nga zjarri, menjëherë shtoni vezën me lëngun e limonit që keni rrahur dhe përzjeheni mirë që veza të mos pritet.

Më pas plotësojeni për më shumë shije me majdanoz të grirë hollë.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate furre, supa të ndryshme apo djathra dhe salca të ndryshme. /AgroWeb.org