Oriz me Speca Turshi – Shija e Veçantë në Tryezën Tuaj

1.2k 0

Gjithmonë jemi në kërkim të recetave të reja të cilat nuk i kemi provuar.

Por nga ana tjetër, recetat e reja duhet edhe të na përshtaten pak me traditën tonë të gatimit.

AgroWeb.org e ka gjetur një zgjidhje për ju me recetën që ju sugjeron sot.

Kombinimet e orizit janë të pafundme, duke nisur nga pula, mishi i viçit, perimet apo edhe në formën e rizotos.

Receta e orizit të pjekur me speca turshi ju premton një shije krejtësisht të re dhe që ia vlen të provohet.

Përbërësit

  • 2 gota uji me oriz
  • 6 gota e gjysmë me ujë
  • 1 lugë çaji me rigon
  • 2 gjethe dafine
  • Piper i zi
  • 4-5 speca turshi
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

Pjesa më e rëndësishme e përgatitjes së orizit është larja e tij, duke qenë se ky proces ndikon tek shija dhe fortësia.

AgroWeb.org ju këshillon që ta vendosni orizin në një tas të madh dhe aty ta lani disa herë me ujë të bollshëm.

Pasi ta keni kulluar lëreni në një enë të thatë.

Ndërkohë në zjarr keni vendosur një tigan ku të hidhni vaj ulliri. Sapo vaji të ngrohet shtoni aty orizin dhe përziejeni disa minuta që të mos ngjitet.

Skuqeni orizin derisa kokrrizat të fillojnë të bëhen transparente dhe të marrin një nuancë të çelët të kafes.

Jepini shije me kripë, piper të zi dhe rigon, ose me erëzat tuaja të preferuara.

AgroWeb.org ju këshillon që në këtë moment ë ndizni furrën e sobës suaj në 180-200 gradë.

Merrni specat tushi dhe qërojini nga farat dhe bishtat nëse janë të plotë.

Kalojeni orizin në një tavë të spërkatur me pak vaj dhe me një pjesë të tij mbushni specat turshi.

Mbulojeni tavën me ujin e nxehtë dhe shtoni gjethet e dafinës për një shije akoma edhe më speciale.

Futeni tavën për t’u pjekur në furrën e ngrohur dhe herë pas here shikojeni nëse uji është avulluar.

Nëse e shihni që orizi kërkon edhe pak ujë, mund t’i shtoni, por sigurohuni që të jetë i nxehtë.

Nëse shtoni ujë të ftohtë apo të vakët kokrrat e orizit do të ngelin të forta.

Pasi të keni mbaruar me këtë proces, mjafton që orizin ta shërbeni duke e shoqëruar me sallata të ndryshme sipas preferencës./AgroWeb.org