Pandispanjë me Sherbet dhe Lëkura Portokalli 

3.9k 0

Padyshim pandispanja është një ndër ëmbëlsirat për familjare për tryezën shqiptare.

Një recetë e lehtë, e thjeshtë në përgatitje por shume e shijshme e që të përfshin tërësisht me ëmbëlsinë e saj.

Ndiqni më poshtë nga AgroWeb.org recetën autentike se si të përgatisni pandispanjën krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Pandispanjës me Lëkura Protokalli

Përbërësit

  • 7 kokrra vezë
  • 7 lugë gjelle miell
  • 7 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë kafeje lëkurë portokalli
  • 1 lugë kafeje gjalpë

Për sherbetin

  • 700 gr sheqer
  • 1 litër ujë

Përgatitja  

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të rrihni vezët në një tas të madh.

Më pas, shtoni sheqerin dhe vijoni t’i rrihni përreth 20-25 minuta derisa vëllimi i vezëve të trefishohet.

Mielli sitet dhe hidhet pak nga pak në masën e vezëve të rrahura duke e trazuar lehtë me telin e rrahjes së vezëve.

I gjithë sekreti i kësaj ëmbëlsire qëndron në kujdesin që duhet treguar në ruajtjen e vëllimit të masës.

Shtohen lëkurat e grira të portokallit. Lyhet tava me gjalpë, spërkatet me pak miell dhe më pas shtohet masa.

Piqet në nxehtësi mesatare përreth 25-30 minuta dhe më pas lihet të ftohet.

Ndërkohë, AgroWeb.org ju udhëzon të përgatisni sherbetin. Hidhni në një tenxhere sheqerin dhe ujin dhe lëreni të ziejë derisa sheqeri të shkrijë dhe të bëhet në formën e shurupit.

Më pas sherbetin e nxehtë hidhjani sipër ëmbëlsirës së ftohtë.

Pandispanja mund të përgatitet edhe në një mënyrë tjetër.

Të bardhat e vezëve rrihen veç që të bëhen marengë e qendrueshme, pastaj rrihen të verdhat e vezëve me tre lugë sheqer.

Shtohet gjysma e sasisë së miellit dhe kjo e fundit më pas bashkohet me marengën duke e përzier lehtë dhe duke hedhur miellin e mbetur e më pas futet në furrë të piqet.

Pandespanja e përgatitur në këtë mënyrë është bazë për prodhimin e ëmbëlsirave të ndryshme si për torta, pasta në akull, budingë etj.

Gjithashtu mund të jepet edhe me çaj, kafe, kakao etj/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.