Hudhra Turshi për t’i Shtuar Shije Çdo Gatimi – Si ta Përgatisni

2.2k 0

Receta e mëposhtme nxjerr në pah aftësinë e hudhrës për të plotësuar dhe përmirësuar shijen e gatimeve tuaja.

Hudhra turshi përshtatet mjaft mirë në receta të ndryshme dhe mund të përdoret edhe në mjekësinë popullore duke qenë se ruan vlerat e forta kundër baktereve dhe virozave.

Përfitimet e të ngrënit hudhër turshi janë të larmishme.

Ndjesia e nxehtë që të lë hudhra e gjallë në gojë, pakësohet ndjeshëm në variantin turshi.

Për më tepër, në këtë alternativë, mundësia që ju të mbani era hudhër është e pakët, në mos nuk ekziston.

Rrjedhimisht, fermentimi i hudhrës, i heq asaj aspektet negative por mbron të gjitha vlerat natyrale të saj.

Për më tepër, fermentimi, shumon enzimat dhe probiotikët e hudhrës që janë aq të mira për organizmin e njeriut.

Hudhra e gatuar mund të transformohet në turshi nëpërmjet përdorimit të uthullës.

Hudhra turshi mund të përgatitet shumë lehtë në kushtet e shtëpisë.

Hudhra turshi

Përbërësit

  • 5-6 kokrra hudhër, mundësisht organike
  • 500 mililitra ujë të filtruar
  • 1 lugë gjelle me kripë deti

Udhëzimet

Ndajini thelpinjtë e hudhrës dhe pastrojini nga cipa e hollë.

Vendosini në një kavanoz dhe mbusheni atë me ujë dhe kripë.

Mbi kavanoz mund të vendosni diçka të rëndë që të garantoni që thelpinjtë e hudhrës do të mbeten në fund të kavanozit.

Sigurohuni që sipërfaqja e kavanozit të ketë mjaftueshëm hapësirë boshe.

Mbylleni kapakun dhe vendoseni kavanozin në një vend të freskët për një muaj.

Mbani shënim datën e konservimit dhe pas një muaji futeni në frigorifer.

Thelpinjtë turshi mund të konsumohen veçmas ose duke plotësuar gatime të tjera.

Mos harroni që hudhra është një antibiotik natyral.

Kujdes

Mos përdorni thelpinj të mëdhenj sepse nuk kanë të njejtat vlera terapeutike.

Kontrollojeni kavanozin e turshisë çdo javë.

Nëse niveli i ujit bie, atëherë mund të shtoni pak shëllirë ose ujë me kripë.

Kavanozin hapeni në lavaman për të shmangur shpërthime të mundshme të ujit të fermentuar.

Hudhrën turshi mund ta prëdorni kur jeni sëmurë sepse ka vlera të shkëlqyera terapeutike./AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.