Pilaf me Veshka dhe Mëlçi – Traditë dhe Shije e Mrekullueshme

1.7k 0

Shije tipike, tradicionale shqiptare. Ideale për t’u përgatitur në çdo kohë. Kërkon shumë pak kohë e mundim por shija e saj të përfshin tërësisht.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një recetë të thjeshtë dhe të shpejtë të përgatitjes së pilave dhe mëlçive dhe veshkave.

Një mënyrë fantastike për të shijuar drekën bashkë me familjen.

Përgatitja e Pilafit

(Përbërësit më poshtë janë 4-5 persona)

Përbërësit

  • 2 filxhanë çaji me oriz
  • 2 lugë gjelle gjalpë të freskët ose vaj ulliri
  • Kripë
  • 4 filxhanë çaji lëng mishi
  • Përgatitja
  • Pilafin mund ta përgatisni në dy mënyra.

Mënyra e parë.

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të kaurdisni në një tenxhere orizin me gjalpë ose vaj ulliri.

Pasi të jetë kaurdisur, i hidhet lëngu i nxehtë i mishit dhe lihet të zjejë në 20 minuta në zjarr të ngadaltë me kapakun mbyllur.

Në momentin që orizi pi lëngun dhe në sipërfaqen e tij krijohen disa vrima hiqet nga zjarri dhe lihet me kapak të mbyllur edhe për 10-15 minuta të tjera.

Më pas, përzihet dhe  është gati për t’u shërbyer.

Mënyra e dytë.

Sipas kësaj mënyre, AgroWeb.org ju udhëzon që në lëngun e mishit ose në ujë të shtoni kripën dhe pasi të ketë marrë valë të shtoni orizin dhe gjalpin.

Përzihet pak, lihet të zjejë derisa të marrë valë, mbulohet me kapak dhe vihet në furrë ose në zjarr të ngadalshëm, kur të bëhet gati hiqet nga zjarri dhe veprohet si më sipër.

Përgatitja e Mëlçive dhe Veshkave

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

  • 500 gr mëlçi dhe veshka (viçi ose qengji)
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë (sipas preferencës)
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë
  • Piper
  • Rigon

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni me ujë të rrjedhshëm veshkat, t’i prisni në feta dhe t’i lini në ujë të kripur përreth 15 minuta në mënyrë që t’u largohet era karakteristike.

Më pas, hiqen nga uji, kullohen dhe së bashku me mëlçitë kalohen në pak gjalpë dhe skuqen në tigan nga të gjitha anët duke I kaurdisur herë pas here.

Në fund u hidhet kripë, piper i zi, majdanoz i grirë hollë dhe rigon. Erëzat hidhen sipas preferencës.

Shërbehen në një pjatë bashkë me pilafin dhe shoqërohen në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës ashtu si edhe me kos të freskët gjithashtu./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.