Prevedeja e Boronicës, Receta e Ëmbël

1.4k 0

Gjatë dimrit, amvisat shqiptare e përdorin shurupin e prevedesë për të kuruar virozat dhe kollën.

Prevedeja është një nga recetat më unike që nënat shqiptare na kanë servirur. Prevedeja e thanës, kumbullës dhe ftoit janë të famshme për shijen magjike dhe vlerat kuruese.

Gjatë dimrit, amvisat shqiptare e përdorin shurupin e prevedesë për të kuruar virozat e stinës dhe kollën.

Magjia e prevedesë shkon përtej tre shijeve të lartpërmendura sidomos pas prezantimit të kësaj recete interesante të AgroWeb.org; prevedeja e boronicës, e konsideruar ndryshe si më e mira e të mirave.

Prevedeja e boronicës është e shijshme dhe plot vlera të rëndësishme për organizmin e njeriut.

Mund të themi që prevedeja kërkon një përgatitje më delikate në krahasim me reçelin e thjeshtë, duke qenë se frutat i nënshtrohen një procesi të gjatë deri në rezultatin përfundimtar. Por siç thotë populli, ia vlen barra qeranë.

Njerëzit që nuk pëlqejnë reçelërat që përmbajnë copa ose fara frutash, recetat e AgroWeb.org janë të preferuara por edhe të lehta për tretje.

Pjesa më e madhe e procedurës së përgatitjes së prevedesë është e ngjashme me atë të reçelit të zakonshëm, por gjithnjë sugjerohet përzgjedhja e një fruti që përbën një bazë të qëndrueshme.

Në të kundërt, ju rekomandojmë të përdorni pektinë të gatshme, ose agjent tjetër xhelatinoz.

Si të përgatisni prevedenë e boronicës në shtëpi

PËRBËRËSIT

  • 8 gota me boronica të freskëta ose të ngrira
  • 4 gota me ujë
  • 12 gota me sheqer
  • 2 qese me pektinë frutash të lëngshme

UDHËZIMET

Hidhini boronicat në një tenxhere, shtypini me lugë, shtoni ujë, mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë në temperaturë mesatare për të paktën 45 minuta.

Përdorni një napë të trashë dhe hidheni lëngun e formuar aty deri sa të kullojë për të paktën 30 minuta. Sasia e përftuar duhet të jetë ekuivalent i gjashtë gotave.

Masën e kulluar hidheni sërish të tenxhere dhe shtoni sheqerin.

Përziejeni deri sa të shkrijë. Zierja duhet të vazhdojë në temperaturë të lartë. Shtoni pektinën, përzijeni për një minutë dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Hiqeni shkumën e formuar dhe më pas hidheni të gjithë masën në kavanozë të sterilizuar prej qelqi duke lënë hapësirë në sipërfaqen afër grykës së kavanozëve.

Mbyllini kapakët fort dhe më pas kavanozët futini në një tenxhere të madhe me ujë të valuar. Kavanozët duhen mbuluar plotësisht me ujë dhe të zihen për 5 minuta.

Hiqini nga uji dhe lërini të ftohen./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.