Qahi Gjirokastrite – Receta e Traditës dhe Shijes së Mirë

4.1k 0

Një recetë me shije fantastike nga duart e amvisave gjirokastrite.  Përgatitet në pak hapa dhe të mrekullon me shijen dhe kombinimet e ndryshme me gatime të tjera në tryezë.

Përbërësit

  • 1 kg miell,
  • kripë,
  • 1 kg spinaq,
  • 1 tufë qepë të njoma,
  • Djathë i bardhë ose gjizë sipas dëshirës (unë e kam bërë me gjizë)

Përgatitja

Qepën e njomë e skuqim.

Përgatisim brumin dhe e ndajmë në topa topa të vegjël pastaj marim tre topa i hapim të vogla i lyejmë me vaj dhe i vendosim njëra mbi tjetrën pastaj hapim një petë të madhe sa tavolina sa më shumë ta hapësh petën aq më mirë del.

Pasi i hap e lë mënjanë këtë petë, marim tre topa dhe e hap sa peta e parë , e shtron njërën nga petët në tavolinë, e lyen me vaj pastaj vendos petën tjetër sipër këtë sipër e mbledh dysh.

Spinaqin e përzien me qepën e skuqur dhe copa djathi dhe kripë, e vendos sipër petës dhe petën e mbledh sipër e spërkatim me vaj dhe e fusim në furrë me temperaturë 220 gradë. /Kuzhinaime