Qofte Shtëpie me Presh dhe Miell Misri – Shije Unike nga Amvisat

3.5k 1

Me një shije krejt speciale, të lehta dhe fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës.

Kjo recetë përgatitet shumë lehtë dhe shpejt, ideale për të shoqëruar vaktin e drekës por edhe të darkës.

Kombinohet me supa të ndryshme të lehta, por edhe thjeshtë me sallata të freskëta të stinës apo perime të pjekura.

Qoftet me presh dhe miell janë padyshim një mënyrë fantastike edhe për t’u servirur në tryeza familjare me miqsh e mysafirësh.

Ndiqni më poshtë recetën nga AgroWeb.org për të përgatitur shpejtë dhe lehtë këto qofte të mrekullueshme në shtëpi.

Përgatitja e Qofteve me Presh dhe Miell Misri

Përbërësit

  • 2 gota uji me miell misri
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri për brumin
  • Gjysmë luge kafeje sodë
  • 2 kokrra vezë
  • 3-4 lugë gjelle djathë i thërrmuar ose gjizë
  • 100 gr mish i grirë
  • 3 presh mesatarë
  • 3-4 lugë gjelle miell gruri për lyerje
  • 2-3 gota ujë
  • Një tufë majdanoz
  • Kripë

Përgatitja e masës me presh

Si fillim pastrojmë preshin me ujë të bollshëm dhe e grijmë hollë.

Vendosim një tenxhere në zjarr, shtojmë preshin e grirë hollë dhe e kaurdisim derisa të zbutet.

Më pas, hiqen nga zjarri, u shtohet pak mish i grirë, djathë i bardhë i thërrmuar ose gjizë, shtohen vezët, kripa, piperi i zi i bluar dhe majdanozi i grirë hollë.

Përgatitja e miellit të misrit

Në një tenxhere me ujë të valuar, kripë dhe vaj ulliri, hidhet mielli i misrit i situr dhe i përzier me pak sodë.

Përzihet derisa të krijohet një masë e trashë. Më pas vendoset të piqen në zjarr derisa sa të trashet dhe të shkëputet nga anët e enës.

Kur ftohet, i shtohet masa e përgatitur më sipër me presh dhe përzihet mire derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme.

Më pas, brumi i përgatitur ndahet në qofte të rrumbullakëta, të cilat kalohen në miell gruri  dhe më pas skuqen./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.