Receta e Supës Franceze me Qepë

2.2k 0

Kjo supë me qepë është receta plot shije dhe tejet unike që vjen nga tradita franceze.

Qepët skuqen në gjalpë dhe më pas zihen në lëngun e viçit duke krijuar kështu një bazë të shijshme për supën.

Duke iu përmbajtur traditës, sipër supës vendosen disa feta buke të cilat mbulohen me djathë.

Kjo është një recetë që konsumohet më së miri kur ftohet moti! Ndiqni hapat e më poshtëm për të përgatitur edhe ju vetë këtë recetë që AgroWeb.org sugjeron sot.

Përbërësit

1/2 gotë me gjaplë

4 gota më qepë të verdha të prera hollë

4 gota lëng mish viçi

¼ lugë çaji kripë

1 lugë çaji trumzë e tharë

½ lugë çaji piper i zi

Simite e gjatë

Djathë kaçkavall

Përgatitja

Pritini hollë qepët në sasinë e rekomanduar.

Shkrini gjalpin në një tenxhere të madhe dhe më pas shtoni aty qepët.

Skuqini qepët për rreth 15 minuta ose derisa të zbuten.

Shtoni lëngun e mishit, trumzën, kripën dhe piperin në tenxhere dhe ziejini në zjarr të ulët për 30 minuta.

Më pas ndajeni supën në enë individuale rezistente ndaj nxehtësisë dhe vendosni në to nga një fetë bukë.

Sipër bukës vendosni rreth 1-2 feta djathë kaçkavall parmixhan.

Vendoseni supën në furrë të parangrohur, për 4-5 minuta sa djathi të shkrihet.

Shërbejeni sa është e nxehtë! /AgroWeb.org