Një recetë shumë e shijshme dhe plot aromë falë përdorimit të rozmarinës, të cilën mund ta servirni të nxehtë ose në temperaturën e dhomës si meze ose si aperitiv.
Një pjatë e gjithanshme dhe praktike, e cila mund të përgatitet edhe një ditë më parë dhe të përdoret si një pjatë e vetme.
AgroWeb.org ju fton të provoni të përgatisni vetë këtë recetë fantasike duke ndjekur hapat si më poshtë.
Përbërësit
340 g ujë
4 patate të vogla
200 gr miell
3 lugë gjelle vaj ulliri
një lugë çaji kripë
Rozmarinë për shije
Përgatitja
Bashkoni në një tas ujin, vajin dhe kripën. Trazojeni shpejt dhe shtoni gradualisht një pjesë të miellit.
Rriheni masën dhe shtoni pjesën tjetër të miellit, gjithmonë në mënyrë graduale, për të shmangur formimin e kokrrizave.
Masa duhet të jetë e lëngëshme dhe homogjene.
Lani dhe thajini mirë patatet nëse nuk dëshironi t’i qëroni. Zgjidhni ato me të njëjtën madhësi.
Pritini patatet në feta shumë të holla. E rëndësishme është që fetat të kenë të gjitha të njëjtën trashësi, afërsisht 1-2 mm.
Kombinoni fetat e patateve me masën që formuat.
Përziejini butësisht dhe më pas kalojini në tavën e pjekjes të shtruar me letër pjekjeje.
Shpërndajeni mirë masën në të gjithë sipërfaqen.
Spërkateni tavën me rozmarinë të freskët.
Piqeni në 200 gradë në një furrë të paranxehur për të paktën 45 minuta ose derisa patatet të marrin ngjyrë kafe të artë.
Hiqini nga furra kur të jetë gati dhe lyejeni sipërfaqen me pak vaj ulliri teksa është ende e nxehtë. /AgroWeb.org
Lini një Përgjigje