Receta e Përgatitjes së Çervishit me Qofte Plot Shije

3.1k 0

Asgjë nuk krahasohet me qoftet e përgatitura vetë në shtëpi, kështu ju mund të kini në kontroll cilësinë e produkteve që përdorni.

Gjithashtu shija e qofteve të freskëta është e pa zëvendësueshme dhe mund të kombinohet me çdo pjatë që dëshironi.

AgroWeb.org ju sjell një recetë që mbase edhe e keni përgatitur mëparë në shtëpitë tuaja.

Të përgatitura në një salcë të shijshme dhe kremoze, kjo recetë do të jetë më e pëlqyera e të rriturve dhe fëmijëve.

Mjafton që të ndiqni hapat që AgroWeb.org ju këshillon, dhe do të keni përgatitur qoftet më të mira ndonjëherë.

Përbërësit

Për qoftet

  • 2 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare e grirë me rende
  • 500 g mish të grirë viçi
  • 2 vezë
  • Arrë myshku
  • Kripë
  • Piper
  • 3-4 lugë gjelle me bukë të thekur të thërrmuar

Për salcën

  • 200 g gjalpë i freskët
  • 4-5 lugë gjelle me miell
  • 4 gota me lëng mishi
  • 3-4 lugë gjelle me salcë kosi apo pana
  • Kripë
  • Piper
  • 2 lugë gjelle me majdanoz të freskët të grirë

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që në zjarr të vendosni një tigan të gjerë dhe aty të hidhni një lugë gjelle me vaj ulliri.

Shtoni dhe qepën e grirë dhe skuqeni derisa volume i saj të ketë rënë për 2-3 minuta.

Ndërkohë në një tas të madh bashkoni mishin, bukën e thekur, të verdhat e vezëve, erëzat dhe qepën e skuqur.

Me një lugë druri filloni e punojeni derisa të keni përfituar brumin për qoftet.

Me një lugë gjelle të lagur me pak ujë merrni nga brumi i qofteve dhe me duar jepini formën e tyre karakteristike të rrumbullakët.

Shtoni dhe vajin e mbetur në tigan dhe aty skuqni nga të dyja anët qoftet, rreth 4-3 minuta.

Kalojini qoftet në një pjatë me letra kuzhine që të përthithet yndyra e tepërt.

Më pas AgroWeb.org ju sugjeron që të përgatisni salcën duke hedhur tek tigani gjalpin.

Filloni të shtoni miellin dhe skuqeni lehtë derisa të ketë marrë një ngjyrë të arrtë.

Tani është momenti që të shtoni lëngun e mishit, kini kujdes që të përzieni me telin e kuzhinës gjatë gjithë kohës.

Kështu nuk do të formohen kokrriza dhe salca do të jetë e njëtrajtshme.

Kur salca të fillojë të trashet shtoni salcën e kosit, kripën dhe piperin.

Një e nga një shtoni të gjithë qoftet që përgatitët dhe përzjejeni herë pas here në mënyrë që salca të mpikset plotësisht.

Një proces i tillë do të kërkojë rreth 8-10 minuta, më hiqeni nga zjarri dhe spërkateni me majdanozin e grirë të freskët.

Aroma do të jetë perfekte dhe shija marramendëse.

Një recetë e tillë mund të kombinohet me gjithçka, duke filluar nga makaronat, orizi e deri tek sallatat me perime të freskëta./AgroWeb.org