Receta e Shijshme e Pastiços me Kunguj të Njomë të Stinës

2.2k 0

Një kombinim perfekt. Recetë ideale për ta provuar dhe shijuar në familje. Kungujt e njomë të stinës i shohim përditë në treg, të freskët dhe të pasur në vlera ushqyese.

Ndiqni më poshtë hapat e thjeshtë të përgatitjes së pastiços në një mënyrë ndryshe dhe shoqërojeni atë me sallata të freskëta të stinës.

PËRBËRËSIT

  • 4 kunguj të vegjël të njomë
  • 400 gr makarona si ti dëshironi
  • 1 lt qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • 100 gr djath kaçkavall
  • 50 gr gjalp
  • 2 lugë gjelle me miell

PËRGATITJA

Vendosim ujin të ziejë me pak kripë.
Ndërkohë qërojmë kungullin dhe e grijmë në rende.
Më pas në një enë të madhe rrahim vezët me miellin.
Shtojmë qumështin, kripën, më pas hedhim kungullin e grirë.
Kur makaronat të jenë gjysëm të ziera i kullojmë dhe i shtojmë në masën e përgatitur.
Më pas në një tepsi ku kemi shkrirë gjalpin hedhim masën dhe sipër e mbulojmë me djathin e grirë, e fusim në furrë të nxehtë 220 ° për 35 minuta, e lemë të ftohet dhe pastiçja është gati. /Kuzhinaime