Receta Tipike e Sallatës Ruse – Mësojeni Këtu

1.7k 0

Sallata ruse është e pandashme pothuajse për çdo tryezë shqiptare gjatë darkës së ndërrimit të viteve.

Një pjatë shumë e preferuar, e cila na shoqëron edhe në ditët e para të vitit, pikërisht për faktin se mund të kombinohet lehtësisht në shumë vakte.

Përbërësit e saj mund të jenë të ndryshëm, por ajo që mbetet e njëjtë është se vlerat dhe shija e saj janë fantastike. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me recetën e thjeshtë të sallatës ruse.

Përbërësit

4 patate mesatare

2 karota të mëdha

1 kuti bizele, të kulluara dhe të shpëlara

3-4 kastraveca turshi ose më shumë nëse dëshironi

1 panxhar

1 qepë mesatare e grirë hollë

2 lugë gjelle vaj ulliri ose vaj luledielli

2 qepë të njoma të prera në kubikë

½ lç kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Vendosni në zierje me nxehtësi mesatare një enë me ujë. Shtoni aty panxharin, patatet dhe karotat.

Ulni nxehtësinë nga mesatare në të ulët, dhe lëreni në zjarr derisa perimet të zbuten sa ju mund t’i shponi lehtësisht me majën e thikës.

Ndërkohë, ngrohni vajin në një tigan të madh, mbi nxehtësinë mesatare.

Shtoni qepët dhe gatuajini duke i trazuar herë pas here derisa të bëhen të tejdukshme, rreth 5-7 minuta. Pas kësaj, transferojini në një tas.

Kur perimet të jenë zbutur, hiqini me kujdes nga uji dhe vendosini në një tas me ujë të ftohtë. Kjo do t’i lejojë ato të ftohen më shpejt.

Pasi të jenë ftohur, qëroni dhe prisni perimet së bashku me turshitë në kubikë të vegjël.

Në një tas të madh kombinoni të gjithë përbërësit, duke i spërkatur me kripë dhe piper.

Përziejni derisa të bashkohen mirë me njëri-tjetrin.

Tani nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm të shijoni sallatën tuaj. /AgroWeb.org