Receta Veçantë dhe Plot Shije e Lakrës me Patate

915 0

Për adhuruesit e pjatave të shijshme dhe unike, AgroWeb.org sjell sot një recetë të veçantë.

Receta përmban pak përbërës, ato janë ndër më të preferuarit dhe janë kombinuar në mënyrën më së miri për një vakt plot vlera dhe shije. Ndiqni më poshtë hapat e duhur për përgatitjen e saj.

Përbërësit

900 gr lakra

800 gr patate

40 gr presh

40 gr djathë kaçkavall

300 gr ujë

Sherebelë për shije

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi për shije

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë filloni duke bërë gati përbërësit që do t’ju nevojiten.

Ndani lakrën në gjysmë dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm. Në fund priteni në fije të holla.

Qëroni patatet dhe pritini në feta rreth 7-8 mm.

Më pas qëroni dhe prisni në rrathë të hollë preshin.

Ngrohni pak vaj në një tenxhere të përshtatshme për pjekje, shtoni aty preshin dhe skuqeni për disa minuta derisa të zbutet.

Përziejeni vazhdimisht dhe më pas shtoni patatet. Përziejini vazhdimisht që të mos ngjiten në fund dhe gatuajini në zjarr mesatar.

Pas disa çastesh shtoni lakrën dhe përziejeni sërish. Në këtë pikë, hidhni ujin në tenxhere dhe jepini aromë dhe shije me gjethet e sherebelës, kripë dhe piper.

Mbulojeni me kapak dhe lëreni në zjarr mesatar për rreth 25-30 minuta.

Ndërkohë grini në rende djathin kaçkavall.

Pas 20 minutash, hiqni kapakun dhe shpërndani sipër djathin e grirë.

Vendoseni tenxheren në furrë dhe lëreni për 5 minuta, sa djathi të shkrijë.

Këshilla

Nëse dëshironi, mund të shtoni karrota ose qepë, dhe t’i jepni gatimit akomë më shumë shije me pak lëkurë limoni.

Kjo pjatë mund të ruhet në frigorifer për 4 ditë./AgroWeb.org