Rosto me Gjel deti – Receta që Duhet të Provoni Këto Festa!

847 0

Zakonisht kur bëhet fjalë për rosto mendja mund t’ju shkojë natyrshëm tek ajo me mish derri, por AgroWeb.org këtë herë ju njeh me një tjetër metodë.

Në këtë recetë në vend të mishit të derrit do të përdorim mishin e gjelit të detit dhe mënyra e përgatitjes është pothuajse e njëjtë.

Rosto me gjeldeti jo vetëm që është një ushqim i përkryer për çdo rast festash por është një recetë e lehtë për t’u ndjekur dhe kërkon pak kohë për t’u përgatitur.

Ju mund ta kombinoni me pure patatesh ose ta shoqëroni me sallatë me spinaq, mundësitë janë në dorën tuaj.

Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes së saj.

Përbërësit

  • 1.3 kg gjoks gjeldeti pa kocka
  • 3-4 thelpinj hudhra
  • 3 degëza të mëdha rozmarine
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Piper i zi i bluar dhe kripë për shije

Përgatitja

Ngrohni paraprakisht furrën në 180 gradë.

Ndërkohë që furra ngrohet prisni rozmarinën dhe hudhrat në copa të holla.

Me ndihmën e një thike bëni 10-15 vrima në sipërfaqen e mishit dhe mbushini me hudhra.

Lyejeni roston me vaj ulliri e më pas marinojeni me kripë, piper dhe rozmarinë.

Rozmarina do t’i shtojë edhe më tepër shije dhe aromë gjelit të pjekur.

Vendoseni në një tavë pjekjeje dhe piqeni për rreth 30 minuta ose derisa rosto të marrë ngjyrë të artë.

Gjatë procesit të pjekjes kujdesuni që mishin herë pas here ta spërkasini me lëngun e vet.

Hiqeni roston nga furra, mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 10 minuta.

Më pas vazhdoni duke hequr rrjetën me ndihmën e një thike të mprehtë ose gërshëre.

Sigurohuni që të mprehni thikën tuaj përpara se të prisni mishin në feta.

Nuk ka asgjë më të keqe se një thikë që nuk pret, e cila prish formën e mishit dhe shtrydh të gjithë lëngun./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.