Salca Liptao – Receta e Pjatës që Vjen nga Tradita

2.8k 0

Kjo recetë është pjesë e traditës së shumë vendeve, duke filluar nga Austria e deri në Shqipëri.

Për këtë recetë ka shumë versione përgatitjeje, të cilat kanë nga një përbërës kryesor.

Disa amvisa e përgatisin me speca gogozhare dhe gjizë, të tjera me tulin e patëllxhanëve dhe salcë kosi.

AgroWeb.org ju sjell versionin më të lehtë të cilin na e ka sugjeruar një amvisë përmetare.

Kjo salcë zakonisht shërbehet në formën e mezes, por shija e saj është perfekte dhe mund të shkojë me çdo gatim.

Ndiqni hapat e përgatitjes që AgroWeb.org ju tregon dhe do të mrekulloheni më shijen fantastike të kësaj salce.

Përbërësit

  • 4 patate mesatare
  • 100g arra
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 thelpinj hudhër
  • Kripë
  • Spec djegës

Përgatitja

Për nisjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që fillimit të lani me ujë të bollshëm patatet dhe më pas t’i vendosni për të zier.

Ndërkohë që patatet ziejnë, në një tas të vogël përzieni uthullën, vajin e ullirit, specin e kuq dhe kripën.

PAsi patatet të kenë zierë, dhe mundohuni që të jenë zbutur plotësisht.

Nxirrini nga tenxherja dhe hiquni lëkurën.

Për këtë hap do t’ju nevojitet shtypësja e patateve, por mund të përdorni edhe kulloren e makaronave dhe një lugë.

Nisni t’i shtypni patatet derisa të formoni pure prej tyre.

Më pas AgroWeb.org ju sugjeron që të grini arrat, themi grini pasi arrat nuk duhen thërrmuar siç bëjmë zakonisht për ëmbëlsira.

Arrat hidhini tek tasi me purenë e patateve dhe më pas shtoni kripë.

Filloni t’i përzieni mirë në mënyrë që masa të jetë e njëtrajtshme.

Tani AgroWeb.org ju sugjeron që të shtoni përzierjen me vajin, uthullën, hudhrat dhe specin djegës.

Përzieni mirë çdo përbërës derisa masa të jetë e plotë.

Është e rëndësishme që salcën ta lini të pushojë për 30-40 minuta në frigorifer.

Pasi kështu marinohet sa më mirë dhe shija e saj do të jetë akoma edhe më perfekte.

Nëse dëshironi mund të shtoni edhe pak majdanoz për t’i dhënë freski pjatës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.