Salcë Kremoze me Hudhër dhe Limon per Sallatën dhe Mishin

3.2k 0

Kjo recetë e salcës kremoze me ​​hudhër dhe limon, karakterizohet nga një shije e freskët dhe e mrekullueshme.

Ajo kombinohet në mënyrë perfekte me makarona, salmon, karkaleca dhe pulë, ose mund të përdoret si bazë për shumë pjata të tjera.

Një recetë e thjeshtë, të cilën AgroWeb.org sugjeron ta përgatisni vetë në shtëpi duke ndjekur hapat e recetës më poshtë.

Përbërësit

  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 4 thelpinj hudhra, të grira
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 gota pana dhe qumësht, të kombinuara
  • rreth 1 lugë gjelle lëkurë e grirë limoni
  • 2 lugë gjelle lëng limoni i freskët
  • 1/3 gotë me djathë parmixhano të grirë
  • 1 lugë gjelle majdanoz i grirë imët
  • Kripë dhe piper i zi për shije

Përgatitja

Në një tigan që nuk ngjit, shkrini gjalpin në nxehtësi mbi mesatare.

Shtoni hudhrën dhe gatuajeni për 30 sekonda ose derisa të lëshojë aromë, duke e përzier vazhdimisht.

Hidhni miellin dhe gatuajeni për 1 minutë ose sa të marrë ngjyrë të lehtë të artë. Përziejeni vazhdimisht që të mos e digjni.

Shtoni gradualisht konbinimin me kremin pana dhe qumështin dhe përziejeni vazhdimisht.

Shtoni kripë dhe piper, sipas shijes. Ulni nxehtësinë nga mesatare në të ulët dhe gatuajeni derisa salca të trashet rreth 1-2 minuta. Nëse formohen gunga, shtypini ato.

Hidhni lëngun dhe lëkurën e limonit, djathin parmixhano dhe majdanozin. Shërbejeni të nxehtë. /AgroWeb.org