Kasatë Shtëpie me Qumësht – E Ftohtë, e Freskët, e Ëmbël

4.6k 0

Recetat e freskëta dhe të ftohta janë ideale në këto ditë të nxehta.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së kasatës me qumësht në shtëpi, një recetë e shëndetshme dhe me shije të lehtë e cila do t’ju freskojë mendjen dhe trupin me ftohtësinë e saj por edhe do t’ju ëmbëlsojë gjithashtu.

Mund ta kombinoni me arra, fruta të thata dhe biskota nëse preferoni ajo do t’ju kënaqë me shijen që ka.

Mjaftonë vetëm disa hapa të thjeshtë dhe më pas ajo do të jetë gatu për t’ju freskuar me shijen e saj.

 Kasatë Shtëpie Me Qumësht

 Përbërësit

  • 1 l qumësht
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 2 kokrra vezë
  • 1 filxhan çaji me arra të shtypura
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 3 lugë gjelle niseshte

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni qumështin në një tenxhere shtoni aty sheqerin dhe përzjeini mirë.

Më pas shtoni niseshtenë dhe përzjeheni me një lugë druri deri sa niseshteja të tretet.

Në vijim, ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat.

Shtoni të verdhat e vezëve në tenxheren me qumësht dhe përzjeini derisa të treten me masën.

Të bardhat e vezëve mbajini mënjanë.

Vendosni tenxheren me qumësht në zjarr duke e trazuar përmes një luge druri pa ndërprerje.

Shtoni arrat e shtypura dhe vijoni ta trazoni derisa masa të nisë të vlojë dhe të nxjerrë flluska.

Në këtë moment hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Rrihni të bardhat e vezëve derisa të krijohet një shkumë e palëvizsshme.

Kur masa e qumështit në tenxhere të jetë ftohur tamam shtoni të bardhat e vezëve që keni rrahur, shtoni edhe vaniljen.

Përzjeheni mirë të gjithë masën dhe vendoseni tek një tjetër enë drejtëndëshe ose si të preferoni.

Vendoseni kasatën e përgatitur në ngrirje  në frigorifer dhe lëreni aty për 3-4 orë derisa të ngrijë plotësisht dhe më pas nxirreni nga frigoriferi priteni në feta dhe shijojeni me pak reçel qershie sipër apo edhe me biskota./AgroWeb.org