Kajmaku është një produkt qumështi, me një strukturë të trashë dhe një shije të pasur.
Përbërësi kryesor është qumështi, dhe mënyra tradicionale e përgatitjes është zierja e qumështit për disa orë në zjarr të ulët.
Kjo pjatë me bazë qumështi, përmban rreth 60% yndyrë, që do të thotë se mund të jetë pjesë e një vakti që do t’ju mbajë të ngopur për një periudhë të gjatë kohore.
Në këtë artikull, AgroWeb.org ndan me ju recetën e kajmakut.
Përbërësit
1l qumësht
750 g pana
1 e 1/2 lgj kripë
Përgatitja
Në një tigan të cekët zieni qumështin për 5 minuta.
Pas kësaj, hidhni në tigan panën. Është e rëndësishme që ta hidhni nga sa më lart që të jetë e mundur.
Përziejini mirë masën dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët për rreth 2 orë.
Pas kësasj kohe hiqeni nga zjarri dhe lëreni kajmakun të ftohet për 7 orë.
Vendosni sërish tiganin në zjarr dhe lëreni të ziejë edhe për 30-40 minuta.
Pas kësaj, lëreni përzierjen të ftohet dhe mbajeni në frigorifer për 24 orë.
Pas 24 orësh hiqeni nga frigoriferi, shtoni pak kripë, përziejeni mirë dhe vendoseni sërish në frigorifer edhe për disa orë të tjera.
Pas kësaj nxirreni masën dhe priteni në katrorë përpara se ta servirni. /AgroWeb.org