Supa e Gjyshes – Receta e Shijshme që të Ngroh Shpirtin

3.4k 0

Nuk ka si gjyshet, ato falin dashuri pafund në çdo fjalë e përkëdhelje ashtu si edhe në gatimet e tyre shijeplota.

Dhe nuk ka asnjë dyshim, që në ka një shije që ndjell dëshirën për t’u ulur menjëherë drejt tryezës ato janë pikërisht gatimet e gjysheve.

Gatime me aromë të mrekullueshme e shije mahnitëse që shijojnë pamasë si të kripura ashtu edhe të ëmbla.

AgroWeb.org sjell më poshtë një recetë tipike të përgatitur nga gjyshet duart arta, ajo e supës fantastike që të kënaq oreksin në çdo kohë.

Përgatitja e Supës së Gjyshes në Shtëpi 

Përbërësit 

  • Një pulë e vogël ose zog fshati
  • Një e verdhë vezë
  • 100 ml kos (në vend të kosit mund të përdorni edhe qumësht)
  • 2 lugë gjelle miell
  • Dy lugë vaj ulliri vaj ulliri
  • Një lugë gjalpë
  • Kripë
  • Piper
  • Majdanoz
  • Lëngu i kokërr limoni

Përgatitja 

Pastrojeni pulën mirë dhe lajeni me ujë të rrjedhshëm.

Më pas kriposeni dhe vendoseni në një tenxhere që të zjejë.

Ndërsa mishi i pulës është duke zjerë, në një tigan hidhni një lugë vaj ulliri dhe pak gjalpë.

Shtoni miellin , lëreni të skuqet duke e përzjerë. Më pas hiqeni nga zjarri dhe hollojeni me pak nga lëngu i pulës (3-4 lugë).

Lëreni mënjanë dhe në një enë hidhni aty kosin dhe përzjeini bashkë derisa të njëtrajtësohen.

Pasi pula të ketë zjerë, marrim lëngun dhe e hedhim në një tenxhere të thellë.

Shtojmë aty miellin me kosin, duke e përzierë vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza.

E vendosim tenxheren në zjarr të ngadaltë dhe e lëmë të zjejë për pak minuta duke vijuar ndërkohë ta përzjejmë.

Më pas pulën e zjerë, e presim në copa  dhe për më shumë shije mund ta skuqim me pak gjalpë para se ta shtojmë në tenxhere.

Në fund, supës i hedhim të verdhën e vezës të rrahur melëng limoni, e përzjejmë, shtojmë dhe pak piper e majdanoz të freskët të grirë hollë./AgroWeb.org