Supë Borsh me Patate – Nga më të Vjetrat e Traditës

1.3k 0

Një pjatë fantastike, shijeplotë dhe e shëndetshme, e pasur me vlerat ushqyese të perimeve më të mira, me të cilat ajo përgatitet.

Shije marramendëse falë kombinimit perfekt të patateve me panxhar të kuq, lakër të bardhë e karrotave.

Supa Borsh me Patate, ndonëse pak e dëgjuar në ditët e sotme, është një ndër recetat më të vjetra të kuzhinës tradicionale shqiptare.

Është konsideruar si supa e dimrit dhe ditëve të ftohta. Shërbehet e ngrohtë dhe shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, turshi të ndryshme, bukë të thekur apo edhe byrekë të përgatitur nga duart e nënave dhe gjysheve.

AgroWeb.org rikthen këtë traditë të vjetër në tryezat tuaja përmes recetës origjinale, e cila përgatitet krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Supës Borsh në Shtëpi  

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

  • 1 litër lëng mishi
  • 3-4 panxhar të kuq
  • 1-2 lugë gjelle uthull
  • ¼ e lakrës së bardhë
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh
  • Dy lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 karrota
  • 3 kokrra patate
  • 1 kokër qepë
  • Ajkë qumështi ose kos i trashë (nga një lugë gjelle për person)
  • Disa rrënjë selinoje
  • Një lugë gjelle miell gruri
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja  

Në lëngun e mishit të vluar hidhet lakra e bardhë e prerë në fije të holla.

Në një tenxhere më vete, skuqet qepa, shtohen karrotat, panxhari të prerë në kubikë dhe rrënjët e selinosë e prera hollë në fije shkrepësesh.

Kaurdisen të gjitha së bashku, shtohet mielli duke vijuar kaurdisjen, e më pas salca e domates.

Më pas, shtohet pak nga pak lëngu i mishit dhe dhe lihet që të vlojë.

Në lakrën gjysmën të zjerë, hidhen patatet e prera në kubikë mesatarë, shtohet kripa dhe piperi gjithashtu.

Supa shërbehet sipas racioneve dhe sipër i hidhet një lugë ajkë qumështi ose një lugë kos i trashë  secilës pjatë./AgroWeb.org  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.