Supë me Miell Misri dhe Qumësht – Receta me Shije Fantastike

1.9k 0

Supa krem me miell misri dhe qumësht është një recetë fantastike, shumë e shëndetshme dhe ideale për t’u shijuar në çdo kohë.

Një pjatë e lehtë, e pasur me vlera ushqyese dhe plot shije që shoqërohet në mënyrë fantastike me pak bukë të thekur dhe me sallata të freskëta të stinës.

Ideale për t’u përgatitur për një vakt të plotë dreke shoqëruar me gatime të tjera të kuzhinës shqiptare.

Përbërësit e saj janë të thjeshtë dhe gjenden me patjetër në kuzhinën e çdo amvise shqiptare.

AgroËeb.org u sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së supës me miell misri krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Supës Krem me Miell Misri 

Përgatitja 

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

  • 3 lugë gjelle me miell misri
  • 2 lugë gjelle gjalpë ose tre lugë vaj ulliri
  • 1-2 karrota mesatare të grira në kubikë
  • 1 litër lëng mishi
  • 1 kokërr vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 2 feta të hollë buke
  • Pak gjalpë për spërkatjen e bukës
  • Majdanoz
  • 2 feta bukë të bardhë

Përgatitja 

Për këtë recetë karrota prihet në kubikë, kaurdiset me pak vaj ulliri dhe zihet më vete derisa të zbutet.

Mielli i misrit i situr skuqet me gjalpë dhe shuhet me lëng mishi.

Përzihet shpejt që të mos krijojë kokërriza.

Pasi i hidhet kripë, shtohen karrotat e zjera më parë dhe masa lihet që të zjejë për 10 minuta në zjarr të ngadalshëm, derisa të përgatitet një supë e derdhur me trashësi mesatare.

Pasi ftohet pak, i hidhet veza e rrahur me qumësht të ngrohtë. Sipër i hidhet pak gjalpë i freskët ose vaj ulliri.

Nga ana tjetër, buka e bardhë, bajate pasi pritet në kubikë të vegjël, vihet në një tavë.

Spërkatet me gjalpë dhe futet në furrë që të theket.

Kur shërbehet, në pjatë hidhet supa dhe sipër saj vendosen sipas preferencës kubikët e bukës së thekur të spërkatur me disa pika gjalpë dhe majdanoz të grirë hollë.

Nëse preferoni mund të shtoni edhe disa feta kastraveci turshi./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.