Supë e Ngrohtë me Qiqra – Receta më e Shijshme e Stinës

10k 0

Në këtë kohë të vitit gjëja më e mirë që mund të imagjinohet në tryezë është një pjatë e ngrohtë e plot shije.

Me siguri ju vjen në mendje aroma e një supe të mirë në një ditë të ftohtë dimri.

Perime, lëng mishi, makarona të vogla apo oriz, në recetën e sotëme nuk do të gjeni asgjë të ngjashme, por njëjtë të shijshme.

Sot AgroWeb.org ju këshillon të përgatisni recetën e mrekullueshme të supës me qiqra.

Qiqrat përveçse janë bishtajori i tretë më i konsumuar në botë, kanë plot vlera dhe janë të mrekullueshme në shije.

Përbërësit

  • 300 gr qiqra
  • 1,5 l lëng mishi
  • 60 ml salcë domatesh
  • 1 karrotë
  • 1 selino
  • gjysmë qepe e bardhë
  • 1 presh
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 degëza rozmarinë
  • 2 gjethe dafine
  • kripë
  • piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të filloni me zierjen e lëngut të mishit.

Nëse keni qiqra të freskëta, kini parasysh t’i lini ato një natë në ujë në mënyrë që të zbuten.

Ndërkohë shpëlani mirë qiqrat, lërini mënjanë dhe filloni me pastrimin e preshit dhe selinosë.

Grijini më pas në rrathë të vegjël të imët, bashkë me qepën të cilën duhet ta prisni po ashtu imët.

Në fund prisni dhe qëroni edhe karrotën dhe të gjithë perimet tuaja shtojini tek një tenxhere,  spërkatur me vaj ulliri.

Për të ndihmuar perimet të gatuhen më mirë, shtoni edhe pak nga  lëngu i ngrohtë të mishit që përgatitët më parë.

Vazhdoni me zierjen përreth 10 minuta të tjera dhe më pas shtoni qiqrat që duhet të jenë të buta.

Lërini dhe ato të zihen për disa minuta e më pas shtoni gjethet e dafinës, dhe degëzat e rozmarinës pa i thërrmuar.

Në mënyrë që të mund ti hiqni kollaj në fund.

Përzieni pak qiqrat, shtoni përsëri pak lëng mishi dhe salcën e domateve, më pas mbuloni tenxheren me kapak.

Lëreni të ziejë në zjarr të ulët për 2 orë me rradhë duke i shtuar lëng mishi sipas dëshirës.

Në fund të përgatitjes hiqni me kujdes gjethet e dafinës dhe degët e rozmarinës.

Shtoni kripë dhe piper dhe pjata është gati.

Shëbejeni të ngrohtë, shoqëruar me pak bukë të thekur./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.