Tasqebapi i Veçantë me Gjeldeti – Receta e Shijshme

1.7k 0

Tasqebapi vijon të mbetet ashtu si dikur një nga gatimet e preferuara dhe të mrekullueshme të sofrës shqiptare.

Është gjella që nuk mungon në asnjë menu të restoranteve tradicionale shqiptare, e që krahas vendasve, kjo pjatë ka mahnitur edhe turistët e huaj.

Ju mund ta shoqëroni këtë recetë me një shumëllojshmëri gatimesh të tjera tipike shqiptare, duke nisur nga pilafi, pureja, patatet e ziera, sallatat e freskëta të çdo stine apo edhe bukë të thekur të marinuar me vaj ulliri e pak kripë.

Një recetë e vjetër dhe e trashëguar brez pas brezi në të gjitha trevat, tasqebapi i shtëpisë të cilin AgroWeb.org jua sjell me një shije krejtësisht të re.

Ai zakonisht, përgatitet me mish viçi ose dashi, por në këtë herë AgroWeb.org ju sugjeron të provoni ta përgatisni me gjeldeti.

Përbërësit (për 4-5 persona):

  • 500 gr mish nga gjeli i detit pa kocka
  • 2-3 kokrra qepë
  • 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle me miell
  • gjysmë filxhan çaji me verë
  • 1 gjethe dafine
  • gjysmë lugë gjelle me salcë ose 2-3 kokrra domate mesatare
  • 3-4 thelbinj hudhra
  • kripë dhe pak spec i kuq

Përgatitja:

Mishi i gjelit të detit pritet në copa katrore rreth 5cm.

Skuqet në vaj së bashku me qepët e prepra fije-fije, derisa uji të avullojë dhe krijohet një shtresë e kuqe.

Më pas shtohet mielli, skuqet edhe pak dhe shuhet me verë.

Pasi këtij hapi duhet të vazhdoni duke shtuar salcë domatesh, gjethe dafine, disa thelbinj hudhër, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.

Lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa gjella të jetë gati.

Tasqebapi shoqërohet me salcën e vet. /AgroWeb.org