Tavë me Presh dhe Mish Viçi – Shija e Stinës

3.7k 0

Preshi duke qenë se është një perime sezonale, e mira është që ta konsumoni pikërisht tani.

Recetat tradicionale të vendit tonë e përdorin këtë perime  duke nisur nga sallatat e deri tek byreku.

Ju mund të keni provuar jahninë me presh nga AgroWeb.org, apo pispilinë e shumë receta të tilla.

Sot ju tregojmë një tjetër gatim po aq të thjeshtë në përgatitje sa edhe ato që përmendëm.

I kombinuar me mishin e viçit, ju do të krijoni një pjatë vërtet speciale.

Copat e mishit mbeten të buta dhe plot lëng, e ndërsa preshi i jep shijen e veçantë.

Përbërësit

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 600g mish viçi
  • 1 qepë mesatare
  • 3 thelpinj hudhër
  • 500g presh
  • 2 gota lëng mishi ose ujë
  • 2 karota
  • 4 gjethe dafine
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja

Në një tenxhere hidhni vajin dhe lëreni të ngrohet.

Pasi ta keni tharë pak mishin vendoseni për t’u skuqur lehtë në tenxhere.

AgroWeb ju këshillon që të tregoni kujdes dhe t’i ktheni nga të dyja anët telat e mishit.

Largojeni mishin nga tenxherja dhe aty shtoni qepën të cilën e keni grirë imët.

Gjithashtu hidhni hudhrën e shtypur dhe përziejeni gjatë gjithë kohës që të mos ngjitet.

Tani është momenti që të shtoni karotat e prera në rrota për t’i skuqur.

Preshin priteni në copa aq të mëdha sa kur përgatisni burani apo gjellën me presh.

Futini për t’i skuqur në tenxhere me zjarr mesatar për 1-2 minuta.

Vendosni përsëri thelat e mishit në tenxhere, jepini shije me kripë, piper dhe gjethet e dafinës.

Shtoni ujin dhe mbulojeni me kapak tenxheren, lëreni të ziejë derisa uji të jetë përgjysmuar.

Më pas kalojeni masën në një tavë dhe piqeni në temperaturë 180-200 gradë derisa preshi të jetë zbutur.

Për t’i dhënë shije akoma dhe më të mirë mund ta spërkatni me pak lëng limoni.

Kombinimi i preshit dhe limonit, arrin të eliminojë pak aromën e fortë që ka preshi, duke i dhëë një shije më të këndshme./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.