Të gjithë jemi mësuar që tiramisuja të jetë e përgatitur me kremin e saj të plotë e të bardhë.
Por AgroWeb.org ju sugjeron që të provoni një recetë akoma edhe më të shijshme e cila do të sjellë një ndryshim në shijen e tiramisusë klasike.
Kremi i përgatitur me çokollatë të hidhur do t’i dhurojë kësaj ëmbëlsire një aromë fantastike e cila do të mrekullojë që të gjithë familjarët.
E freskët dhe kremoze, kjo do të jetë ëmbëlsira simbol e kësaj vere.
Përbërësit
- 120g çokollatë gatimi
- 100g sheqer
- 6 të verdha vezësh
- 400g krem djathi
- 16 biskota Savoiardi
- 300ml kafe
- 20g sheqer
- Kakao për spërkatje
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj tiramisuje si fillim duhet të përgatisni çokollatën.
AgroWeb.org ju këshillon që ta grini atë në copa sa më të vogla dhe ta shkrini duke përdorur banjëmari.
Pasi të jetë shkrirë çokollata lëreni që të ftohet pak para se ta shtoni tek receta.
Në një tas hidhni të verdhat e vezëve dhe bashkojini me sheqerin.
Përdorni rrahësin elektrik kështu do të shkurtoni shumë kohë në përgatitjen e kësaj ëmbëlsire.
Rrihini vezët me sheqerin derisa të keni formuar një krem të plotë i cili ka një ngjyrë të verdhë të lehtë.
Tani AgroWeb.org ju sugjeron që të shtoni kremin e djathit duke e hedhur me lugë gjelle ngadalë.
Përziejeni mirë masën me rrahësin elektrik në mënyrë që kremi të jetë i njëtrajtshëm.
Në këtë moment mund të shtoni çokollatën që shkritë mëparë dhe ta përzieni edhe njëherë kremin.
Ndërkohë keni përgatitur kafen me 20g sheqer dhe e keni kaluar në një enë qelqi të gjerë që të ftohet.
Për të shërbyer këtë ëmbëlsirë mund të përdorni edhe tasa të vegjël, por edhe një tavë të zakonshme.
Si fillim hidhni një shtresë kremi dhe sipër tij vendosni biskotat të cilat i keni njomur tek kafeja.
Më pas përsëri një shtresë me krem dhe një tjetër me biskota.
Në fund me kremin e mbetur mbuloni plotësisht shtresën e biskotave dhe spërkateni lehtë me kakao.
WWmbëlsirën futeni në frigorifer dhe lëreni që të mpikset mirë për 30-40 minuta para se ta shërbeni./AgroWeb.org