Mushti i Hithrës, një Vepër Arti Shqiptare

2.1k 0

Mushti përgatitet në pesë etapa bazë: mbledhja e produktit, shkelja, shtypja, fermentimi, kthjelltësia, vjetërimi dhe paketimi.

Hithrat rriten kudo në Shqipëri. Ato përdoren në shumë gatime me bazë brumi por edhe për lëngje të shëndetshme.

Ndonëse përfshirja e hithrës në përgatitjen e verës ngjan e pazakontë, duhet të dini që kjo bimë ka përdorime të shumta kurative dhe këtu përfshihet edhe vera.

Në disa zona të jugut të Shqipërisë, dashamirësit e verës falë pasionit të tyre guxuan të prodhonin verë hithre për konsum familjar.

Njerëzit i janë dorëzuar kënaqësisë së përgatitjes së verës prej mijëra vitesh. Vera është një çështje arti por edhe shkence.

AgroWeb.org sjell sot recetën autentike të kësaj vere speciale.

Përgatitja krejt lehtë në shtëpi

Përgatitja e verës është një proces natyral që kërkon ndërhyrje minimale nga ana e njeriut, megjithatë çdo prodhues i mirë luan rolin e udhëzuesit dhe mbikqyrësit të teknikave të ndryshme të prodhimit të verës.

Vera përgatitet në pesë etapa bazë: mbledhja e produktit, shkelja, shtypja, fermentimi, kthjelltësia, vjetërimi dhe paketimi.

Kur vjen puna tek prodhimi i verës së hithrës, si fillim duhet treguar kujdes gjatë mbledhjes së hithrave ose blerja e tyre. Sa më të freskëta, aq më të mira.

Sasia e mbledhur e hithrave pas shtypjes duhet të arrijë në 2 kg në mënyrë që prej tyre të dalin tre litra verë.

Hithrat duhet të jenë të freskëta dhe duhen përpunuar menjëherë.

Merrni lëkurën e disa limonave dhe një lugë çaji me xhenxhefil të grirë. Bashkë me hithrat vendosini në një tenxhere me gjysmë litri ujë. Lërini të ziejnë për gjysëm ore.

Kullojeni lëngun e ngrohtë dhe hidheni në një enë fermentimi së bashku me 1 kg sheqer.

Sigurohuni që sheqeri të jetë i shkrirë dhe shtoni lëngun e dy limonëve.

Lëreni lëngun të qëndrojë në enë për 24 orë. Të nesërmen kullojeni lëngun duke larguar copat e mbetura dhe të pashkrira.

Lëreni fermentimin të përfundojë normalisht.

Pasi vera të jetë e kthjellët lëreni të vjetërohet për gjashtë muaj në enë të posaçme dhe më pas hidheni në shishen përkatëse dhe shijojeni.

Vera e hithrës shijon shumë nëse serviret e ftohtë.

Gjethet e sipërme të verës garantojnë një produkt të lehtë në shije por nëse përdorni më shumë gjethe, shija e verës do të jetë më intensive dhe më e thatë.

Vjetërimi do të kërkojë më shumë kohë. Rezultati përfundimtar do të jetë padyshim një verë mjaft interesante./AgroWeb.org