Byrek i Zbuluar me Brokoli dhe Djathë – Shije në Disa Hapa të Shpejtë

1k 0

Tifozët e produkteve të brumit janë gjithnjë në kërkim të recetave të reja dhe sidomos atyre që përveç shijes ofrojnë edhe disa vlera ushqimore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën e petës së hapur e të mbushur me brokoli, kërpudha dhe djathë guda, e gjitha e pjekur në furrë.

Përbërësit:

  • 1 Petë sfoliatë
  • 2 filxhanë çaji tufëza brokoli
  • Çerek filxhan çaji vaj ulliri
  • 2 filxhanë çaji kërpudha të prera
  • Gjysëm qepe e kuqe e grirë hollë
  • 3 vezë të mëdha
  • 1 filxhan çaji krem qumështi ose pana
  • 1 lugë çaji kripë të trashë
  • Gjysëm luge çaji piper të zi
  • 1 filxhan çaji djathë kaçkavall i grirë.

Përgatitja:

Ndizeni furrën në 350 gradë.

Merrni një tavë rrethore dhe sipërfaqen e saj lyejeni me pak miell.

Shtroni brumin e cili duhet të jetë rreth 6 milimetra i trhashë.

Sipër brumit vendosni një pjatë në mënyrë që të krijohet një formë rrethore pakëz më e vogël dhe cepat e mbetur të brumit t’i përdorni për të krijuar një rreth dekorues të petës.

Mbulojeni tavën me letër alumini dhe futeni në furrë të piqet për 20 minuta.

Hiqeni më pas letrën e aluminit dhe prisni për 10 minuta deri sa peta të ftohet.

Ndërkohë, vendosni një tenxhere të vogël në zjarr dhe hidhni ujë dhe kripë.

Kur uji të marrë valë, hidhni brokolin dhe gatuajeni për rreth 2 minuta.

Më pas vendosni një tigan në zjarr dhe hidhni vajin e ullirit.

Kur ai të jetë nxehur, hidhni kërpudhat, qepën, kripën dhe piperin e zi të freskët.

Kaurdisini për rreth 5 minuta dhe më pas hiqini nga zjarr.

Merrni një enë të thellë qelqi dhe përzieni vezët, kremin e qumështit dhe piperin e zi.

Pasi t’i keni përzier mirë, shtoni brokolin, kërpudhat dhe djathin.

Hidhjani sipër petës dhe piqeni në furrë deri sa ajo të marrë një ngjyrë të kafenjtë për rreth 45 minuta.

Pas pjekjes duhet të prisni të paktën 20 minuta për ta prerë dhe servirur. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.