Zupa Shtëpie – Ëmbëlsi e Freskët, e Lehtë

23.1k 0

Zupa kremoze, klasike nuk është kurrë e tepërt në tryezë. AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së zupave. Kjo është një ëmbëlsirë që përgatitjen krejt lehtë dhe shpejt për të ëmbëlsuar familjen dhe më të dashurit gjithashtu.

Përgatitja e Zupave në Shtëpi

Përbërësit

  • 1.5 litra qumësht
  • 2 të verdha veze
  • 10 lugë sheqer
  • 7 lugë niseshte
  • 1 lugë kafeje vanilje
  • 1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara
  • Një grusht arra të thërrmuara
  • Reçel qershie
  • Kanellë

Përgatitja

Si fillim në fundin e tasave të zupave hedhim një shtresë me biskota të thërmuara.

Hedhim qumështin në tenxhere dhe e vendosim në zjarr të ngadaltë, shtojmë dy të vërdheat e rrahura të vezëvem sheqerin dhe niseshten.

Gjithë masën e përzjejmë pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze.

Kur masa bëhet kremoze shtojmë vaniljen dhe vijojmë të përzjejmë për pak sekonda.

E heqim tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave.

I mbushim të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhim një shtresë me biskota të thërmuara dhe pak reçel qershie.

Më pas hedhim pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave. Në fund shtojmë sërish një shtresë me biskota të thërmuara, arra dhe nga një lugë të vogël me reçel qershie.

Zupat, pasi janë ftohur futen në frigorifer dhe konsumohen të ftohta./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.