5 Vlerat e Mëdha që Gjiza Ofron për Shëndetin Tuaj

3.6k 0

Shqipëria krenohet me shumë produkte të veçanta dhe tradicionale dhe gjiza është padyshim ndër më të mirat.

Gjizën e përdorim në shumë receta të përditshme, ajo shkon mirë me specat e skuqur, me vezën, me spinaqin etj.  Por nuk është vetëm shija e saj e mrekullueshme një arsye përse duhet ta konsumoni rregullisht! Po aq të rëndësishme janë edhe vlerat shëndetësore që organizmi përfiton kur e konsumojmë atë.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa arsye madhe që do t’ju bëjnë ta përfshini gjizën në vaktet e përditshme.

Do të merrni një sasi të mirë të vitaminës B12 dhe B2

Vitamina B12 është e nevojshme për funksionin e shëndetshëm të trurit, si dhe shëndetin e gjakut dhe nervave. Mungesa e saj mund të çojë në dobësi të muskujve, lodhje, depression dhe humbje të kujtesës. Një lloj tjetër i vitaminës B është B2, i njohur gjithashtu si riboflavin. Kjo vitaminë më pak e njohur është e rëndësishme për shëndetin tuaj. Ajo ndihmon në rritjen e energjisë, dhe disa studime kanë zbuluar mund të ndihmojë në lehtësimin e migrenës. Ajo që është edhe më e rëndësishme është se mangësia e saj mund të çojë në lodhje, depresion dhe probleme të mëlçisë në raste më të rënda.

Ju do të merrni mjaftueshëm proteina

Një nga përfitimet më të përfolura të gjizës është saisa e madhe e proteinave që do të merrni. Proteina në përgjithësi është e nevojshme për ndërtimin e muskujve. Shumë njerëz dihet e konsumojnë atë para gjumit ose para një periudhe pushimi për të korrur përfitimet e saj.

Do të merrni sasinë e rekomanduar ditore të selenit

Seleni, i cili gjendet në peshq, shpendë dhe bulmet, është një mikronutrient thelbësor që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, të tiroides, aftësive njohëse dhe madje edhe disa llojeve të kancerit. Edhe pse seleni është i nevojshëm, sigurohuni që të mos e teproni. Sepse në të kundërt mund të përjetoni të përziera, diarre dhe madje edhe probleme me sistemin tuaj nervor.

Do të merrni gjithashtu një sasi të mirë të kalciumit

Kalciumi është i shkëlqyer për shëndetin e kockave, hormonet dhe madje mund të ndihmojë në parandalimin ose menaxhimin e sëmundjeve të ndryshme.

Mund të ndihmojë për të humbur peshë

Gjiza përmban pak yndyrë dhe shumë proteina, gjë që mund të ndihmojë në arritjen e qëllimeve tuaja për të humbur peshë. Pra ju mund të shijoni një meze të lehtë dhe ushqyese, me shumë pak kalori. Studimet tregojnë se konsumi i ushqimeve të shëndetshme të pasura me proteina është jashtëzakonisht efektiv për humbjen e peshës, sepse nxit ngopjen për periudha më të gjata kohore. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.