Gjeli i Detit – Zbuloni Vlerat Fantastike për Organizmin

2.6k 0

Padyshim Gjeli i Detit është simboli i darkës së vitit të ri dhe shija e tij nuk mund të mungojë në tryzat shqiptare.

Por përtej shijes së mrekullueshme, vlerat ushqyese të gjelit të detit janë fantastike me plot përfitime për shëndetin.

Mishi i gjelit të detit është një burim i shkëlqyer i proteinës.

Proteina është një nga ushqyesit më të dobishëm makro për rritjen dhe forcimin e organizmit, ndaj ajo duhet konsumuar çdo ditë.

Më poshtë AgroWeb.org u liston të mirat që përfiton organizmi kur konsumoni mishin e gjelit të detit.

Yndyra

Gjatë festave, njerëzit tregohen pak dorëlëshuar në konsumin e ushqimeve me yndyrë, por është e udhës që të tregoni kujdes me peshën.

Ata që po përpiqen fort të mbajnë një peshë të shëndetshme, duhet të zgjedhin mishin e gjelit të detit sepse përmban pak yndyrë

Mishi i gjelit të detit është pa dhjamë, madje ka më pak dhjamë se pula.

Kjo është arsyeja përse ky mish ka nevojë për yndyrë ekstra që të zbutet.

Seleniumi

Ky mineral është thelbësor për aktivizimin dhe rregullimin e kontrollit të tiroides.

Mishi i gjelit të detit është natyralisht i pasur me selenium që funksionon si antioksidant i rëndësishëm për sistemin imunitar.

Një racion me mish gjel deti oforon 50% të dozës së rekomanduar të këtij minerali për çdo të rritur.

Gjeli i detit për kockat

Mineralet luajnë një rol kyç për shëndetin dhe dendësinë e kockave.

Ndonëse kalçiumi luan një rol kryesor për shëndetin e dhëmbëve dhe kockave, ka shumë minerale të tjerë që janë të domosdoshme.

I tillë është fosfori. Mishi i gjelit të detit është një burim fantastik i këtij minerali.

Një racion me mish gjel deti ofron pothuajse 200 mg fosfor, një sasi e jashtëzakonshme për kockat dhe dhëmbët.

Burim energjie

Fosfori nuk është i mirë vetëm për kockat dhe dhëmbët.

Ai luan një rol kryesor në prodhimin e energjisë në trupin e njeriut.

Mishi i gjelit të detit përmban edhe vitamina të kompleksit B që janë absolutisht thelbësore për energjinë./AgroWeb.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.