Kasatë me Kos Dhe Fruta – Receta e Freskët Verore që Duhet të Provoni

2k 0

Recetat e ftohta janë ideale në këto ditë të nxehta, ato mbeten të preferuarat për çdo fëmijë e të rritur.

Kjo recetë ëmbëlsire gjysmë e ftohtë që AgroWeb.org sugjeron sot për ju, kombinon në mënyrë perfekte kosin, frutat e pyllit, arrorët dhe mbulohet nga ëmbëlsia dhe vlerat e pazëvendësueshme të mjaltit.

Por mbi të gjitha ajo është tepër e lehtë në përgatitje, ndaj mos hezitoni ta përgatisni vetë edhe nëse nuk keni shumë eksperiencë në kuzhinë. Ndinqi më poshtë hapat e përgatitjes së saj dhe ndajeni edhe për miqtë.

Përbërësit

  • 1 kg kos
  • 110 gr mjaltë
  • 4 g ekstrakt vanilje
  • 1/2 limon (lëng)
  • Një majë luge çaji kripë
  • Luleshtrydhe
  • Boronica
  • Mjedra
  • Arra
  • Lajthi
  • Bajame
  • Mjaltë

Përgatitja

Fillojeni recetën duke përgatitur paraprakisht çdo përbërës. Kështu do të jetë më e thjeshtë për ju që të ndiqni me lehtësi hapat.

Bashkoni në një tas të madh kosin, mjaltin, ekstraktin e vaniljes, lëngun e limonit, një majë luge çaji kripë dhe përziejini mirë përbërësit derisa të bashkohen dhe masa të jetë e njëtrajtshme.

Më pas këtë masë kalojeni në një tavë të shtruar me letër kuzhine, duke e përhapur mirë me ndihmën e në luge.

Sipër vendosni disa feta luleshtrydhe, boronica, mjedra, disa lajthi dhe arra të copëtuara dhe në fund hidhni sipër tyre edhe pak mjaltë.

Vendoseni tavën në frigorifer për jo më pak se dy orë. Pas kësaj kohe kasata juaj me kos dhe fruta duhet të jetë gati. Mjafton ta prisni në copa katrore dhe ta shijoni./AgroWeb.org